• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIJON PËRPLASJA SHBA-KINË/ Pompeo: Hong Kongu nuk e justifikon më trajtimin special, Kina po e modelon sipas vetes së saj
Home
Nderkombetare

VIJON PËRPLASJA SHBA-KINË/ Pompeo: Hong Kongu nuk e justifikon më trajtimin special, Kina po e modelon sipas vetes së saj

27 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se kishte certifikuar të mërkurën në Kongres se në bazë të ligjit të SHBA, Hong Kongu nuk e justifikon më trajtimin special në të njëjtën mënyrë që zbatohej kur territori ishte ende nën Britaninë, përpara korrikut 1997.

Në një deklaratë, zoti Pompeo tha se plani i Kinës për të imponuar një legjislacion të ri të sigurisë kombëtare në Hong Kong ishte “thjesht një hap i ri në një seri hapash që dëmtojnë thelbësisht autonominë dhe liritë e Hong Kongut”.

“Asnjë njeri i arsyeshëm nuk mund të pohojë sot se Hong Kongu ruan një shkallë të lartë autonomie nga Kina, duke pasur parasysh faktet në terren”, tha ai.

“Pas studimit të kujdesshëm të zhvillimeve gjatë periudhës që po raportohet, unë i certifikova sot Kongresit se Hong Kongu nuk vazhdon ta justifikojë trajtimin sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara në të njëjtën mënyrë siç zbatoheshin ligjet amerikane ndaj Hong Kongut para korrikut 1997,” tha Sekretari Pompeo.

“Tani është e qartë se Kina po e modelon Hong Kongun sipas vetes së saj,” shtoi ai.

“Akti i të drejtave të njeriut dhe demokracinë në Hong Kong” i miratuar vitin e kaluar nga Kongresi i SHBA dhe Presidenti Donald Trump, i kërkon Departamentit të Shtetit të certifikojë të paktën çdo vit se ish-kolonia britanike ruan një autonomi të mjaftueshme për të justifikuar trajtimin e favorshëm tregtar nga SHBA, diçka që e ka ndihmuar Hong Kongun të ruajë pozitën si një qendër financiare botërore.

Në bazë të këtij akti, zyrtarët përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut në Hong Kong mund të jenë objekt sanksionesh, përfshirë mohimin e vizave dhe ngrirjen e pasurive.

Tani i takon Presidentit Trump të vendosë nëse do t’u japë fund disave, të gjithave ose asnjërit prej privilegjeve ekonomike që gëzon aktualisht Hong Kongu.

Presidenti tha të martën se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një reagim të fortë ndaj legjislacionit kinez për sigurinë kombëtare në Hong Kong, reagim që pritet të shpallet para fundit të kësaj jave./Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 70-VJEÇARJA GJENDET E VDEKUR NË BANESË NË KURBIN/ Dyshohet kontakti me energjinë elektrike (EMRI+VIDEO)
Previous article SITUATA NGA COVID-19/ Qeveria merr vendimin: Seancat gjyqësore zhvillohen me dyer të mbyllura në kushtet e pandemisë

s.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT