• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIJON KONTROLLI MASIV I TERRITORIT/ Armë poshtë thasëve me miell dhe drogë. Tre të arrestuar në Dibër, mes tyre edhe… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

VIJON KONTROLLI MASIV I TERRITORIT/ Armë poshtë thasëve me miell dhe drogë. Tre të arrestuar në Dibër, mes tyre edhe… (VIDEO)

27 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Kështu në Dibër u evidentua dhe u godit një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike si dhe një rast i armëmbajtjes pa leje dhe përfunduan në pranga 3 persona.

Njoftimi

Në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave operacionale në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë vijuar kontrollin masiv të territorit dhe si rezultat, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Tomin, kanë konstatuar të kultivuara disa fidanë bimë narkotike.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. SH., 43 vjeç, banues në fshatin Tomin, Dibër dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Sh. (person me masë sigurie “Arrest në shtëpi”) djali i shtetasit G. Sh., i cili nuk u gjet në banesë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Po në lidhje me këtë rast u bë arrestimi i shtetasit F. K., 52 vjeç, me detyrë kryeplaku i fshatit Tomin, pasi nuk ka informuar në Polici për territorin që mbulonte.

Në vijim të kontrollit të territorit, strukturat e Policisë Dibër, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga shtetasin G. H., 34 vjeç, banues në fshatin Tomin, pasi gjatë kontrollit në ambientet në administrim të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Dibrës, për hetime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NJË KOMPLOTI KUNDËR HUNGARISË/ Si u shndërrua George Sorosi në figurën armiqësore të të djathtëve
Previous article A MUND TË SHKOJË OPOZITA NË ZGJEDHJE? Mark Marku: Vendi mund të shkojë në luftë civile

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie Aktualitet

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë Aktualitet

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës Aktualitet

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT