• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
4 TË DËNUARIT THYEJNË KARANTINËN DHE RRAHIN FAMILJARËT/ Drejtori Agim Ismaili i rikthen në burg (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

4 TË DËNUARIT THYEJNË KARANTINËN DHE RRAHIN FAMILJARËT/ Drejtori Agim Ismaili i rikthen në burg (DETAJET)

26 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Katër të dënuar, të cilët u liruan për një periudhë tremujore nga burgu, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID -2019 në burgje, kanë thyer karantinën dhe rregullat e lejes së dhënë.

Nga akti normativ i qeverisë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve, kanë përfituar 402 të burgosur. Por, dy të dënuar nuk kanë qëndruar në banesë, ndërsa dy të tjerë kanë dhunuar familjarët e tyre, duke konsumuar një tjetër vepër penale. Të dhënat janë raportuar nga drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Sigurinë Kombëtare. Ismaili ka vendosur rikthimin e të dënuarve në fjalë në burg.

“Refuzimet e drejtorit të përgjithshëm kanë të bëjë me anulimet e lejeve, pra me shfuqizimin e vendimit për dhënie leje, për shkak se i burgosuri ka shkelur kushtet e lejes. Deri tani janë katër raste, ku kam vendosur kthimin e tyre në burg, për shkak se kanë thyer kushtet e lejes, pasi jemi informuar edhe nga policia. Në dy raste për dhunë në familje dhe dy raste të tjera pasi kanë dalë nga shtëpia. Janë gjetur në rrugë ose diku tjetër. Ne kemi bashkëpunim me policinë për monitorimin e të burgosurve. Por, ne kemi komunikim të vazhdueshëm edhe me të burgosurit, pasi telefonojnë dy herë në ditë, duke konfirmuar vendndodhjen. Kemi edhe grupe që shkojnë e verifikojnë në vend, në varësi të dyshimeve”, tha Ismaili.

Drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili ka sqaruar gjithashtu se në përfundim të lejes tremujore, të dënuarit duhet të kthehen vullnetarisht në burg, në të kundërt i paralajmëroi për pasojat.

“Kthimi do të kryhet vullnetarisht. Nëse nuk kthehet, ai konsumon një vepër penale, atë të ikjes nga vendi i kryerjes së dënimit dhe vazhdon një proces tjetër penal. Do arrestohet dhe do rikthehet në qeli. Nuk mendoj se do të kemi probleme në këtë pikë, por ne do të marrim të gjitha masat për t’i rikthyer në burg, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit”, ka sqaruar Ismaili anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIKONI GISHTIN E UNAZËS/ Mësoni sa imunitet keni ndaj koronavirusit
Previous article DOSSIER/ Kur 'Othello' i Shekspirit do të shfaqej për herë të parë në Teatrin Kombëtar sipas versionit sovjetik

s.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT