Mjeku infeksionit Gent Stroni teksa ka folur për vijimin e Covid ka theksuar se epidemia në vendin tonë mund të zgjasë, pasi sipas tij ne nuk kemi imunitetin e tufës.
“Epidemia do të zgjasë pasi ne nuk kemi imunitet të tufës, por nuk di të them se cili është kampioni që është marrë për të bërë këtë 8 %, rezulton se janë rreth 15% të prekur nga stafi mjeksor”, tha Stroni.
Më tej mjeku ka deklaruar se ne jemi pjesë e një pandemie globale dhe duhet të sillemi si fqinjët.
“Nëse një person i infektuar mban maskë e ul ndjeshëm numrin e infektimit por gjithashtu një rast i rëndësishëm është mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura. Ne jemi pjesë e një pandemie globale dhe duhet të sillemi si fqinjët, ku në momentet që hapen vendet fqinje dhe është i lejueshëm transporti rrugor dhe kanë me vete një certifikatë me vetë, ndërsa matja e temperaturës është relative nëse do të mund të kapesh një rast është potencial.
Normalisht do të ishte mirë që ne të krijonim imunitetin e tufës, që është një vaksinë më vete këto persona që u janë marrë serologjitë dhe kanë pasur situata të sëmundjes dhe më pas dalin dhe pozitiv është e rëndësishme, pasi më pas ky person del i infektuar ky person nuk e ka më potencialin e infektimit.
A është 8 % një shifër e duhur ne jemi shumë larg atij imuniteti që duhet të shkojë deri në 60 %. Epidemia do të zgjasë pasi ne nuk kemi imunitet të tufës, por nuk di të them se cili është kampioni që është marrë për të bërë këtë 8 %, rezulton se janë rreth 15% të prekur nga stafi mjeksor. Unë personalisht unë jam negativ”, ka thënë mjeku për Abc news.


