• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VALË E DYTË NGA COVID-19? Pritet rritje e kërkesës për vaksinën e gripit, farmacitë në SHBA mbushin depot
Home
Nderkombetare

VALË E DYTË NGA COVID-19? Pritet rritje e kërkesës për vaksinën e gripit, farmacitë në SHBA mbushin depot

26 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Farmacitë në SHBA po përgatiten për një rritje të numrit të vaksinimeve gjatë sezonit të gripit që nis në muajin tetor, me shpresën për të frenuar dhjetëra mijëra raste serioze që mund të përkojë me një valë të dytë të infeksioneve me koronavirus.

Rrjeti i farmacive “CVS”, një nga më të më të mëdhenjtë në vend, njoftoi se po punon për të siguruar mjaftueshëm doza vaksinash që do të përmbushin kërkesën në rritje. Po kështu rrjeti rival i farmacive “Rite Aid” ka porositur 40 për qind më shumë doza vaksinash për të përmbushur kërkesat. Farmacitë “Walmart” dhe “Walgreens” njoftuan gjithashtu se presin një rritje të kerkesës për vaksinën kunder gripit. Prodhuesit e vaksinës bënë të ditur se kërkesa është rritur me 10 për qind.

Sipas një sondazhi të kryer prej 13 majit deri 19 maj nga agjencia “Reuters” dhe kompania “Ipsos” që përfshiu 4,428 persona, rreth 60 për qind e amerikanëve planifikojnë të vaksinohen kundër e gripit në vjeshtë. Normalisht më pak se gjysma e amerikanëve zgjedhin të vaksinohen.

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e rekomandojnë vaksinën kundër gripit për të gjithë mbi moshën 6 muaj. Vaksina nuk të mbron nga COVID-19, por zyrtarët e shëndetit publik thonë se ajo do të jetë thelbësore për të parandaluar mbingarkesën në spitale me pacientë me grip dhe me COVID-19. Ndërkohë deri sot (e martë) në SHBA, numri i të infektuarve arriti në 1 milion e 660 mijë ndërsa ai i të vdekurve mbi 98 mijë.

/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Habit mjeku infeksionist: Epidemia te ne do të zgjasë pasi nuk kemi...
Previous article EPOKA DIXHITALE/ Bregu: Ballkani Perëndimor duhet të ndryshojë trajektoren e zhvillimit nga akumulimi i kapitalit fizik në akumulim njohurish

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT