• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA SHPËRNDARJE DROGE TEK VJEDHJA E DHUNA NË FAMILJE/ Policia e Tiranës arreston 6 persona
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA SHPËRNDARJE DROGE TEK VJEDHJA E DHUNA NË FAMILJE/ Policia e Tiranës arreston 6 persona

26 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Bien në prangat e Policisë së Tiranës 6 persona, njëri prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin J. H., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 205.4 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 25 vjeç, si edhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin A. N., 17 vjeç, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit R. Sh., si dhe disa artikuj ushqimorë në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit I. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, i shtetasit R. T., 35 vjeç. Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë patrullimit në rrugën “Kajo Karafili”, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte të hapte bagazhin e një mjeti të parkuar. Sapo ka parë shërbimet e Policisë ai është larguar me biçikletë, por është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Mihal Duri”. Gjatë kontrollit fizik shtetasit R. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sende që i përdorte për të vjedhur (dy fletë sharrë hekuri, kaçavida dhe pinca), si dhe biçikleta më të cilën u largua ( e cila rezultoi e vjedhur).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit të shpallur në kërkim E. S., 27 vjeç, pasi më datë 25.05.2020, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. Sh., 56 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËN "ZBULIMIN"/ Bardh Spahia: Ja pse u rrit numri i të infektuarve me koronavirus
Previous article ENDRI KAJSIU/ Të gjithë kundër Metës

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës Aktualitet

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

PUBLIKON FOTON/ Motra e Erjon Vishkullit reagon pas deklaratës së Ramës: Do ta paguani! Kurimi u bë me shpenzimet tona.. Aktualitet

PUBLIKON FOTON/ Motra e Erjon Vishkullit reagon pas deklaratës së Ramës: Do ta paguani! Kurimi u bë me shpenzimet tona..

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT