“Big Brother Albania” ka treguar se fama që i jep një personi është vërtetë e madhe por kjo famë duhet të dihet sesi të menaxhohet dhe këtë më së miri e kanë bërë Graciano Tagani dhe Françeska Jaçe.
Tashmë Graciano është një ndër balerinët më të suksesshëm dhe pëlqyer në vend sikurse është edhe Françeska nje nder modelet me te bukura, e cila se fundmi ka edhe biznesin e saj.
Por mbremjen e kaluar ishte ditëlindja e bukuroshes, ku mes shumë urimesh ai që na bëri të gjithëve nostalgjike ishte balerini i njohur.
Graciano e uroi modelen nëpërmjet një fotoje në “Instastory” ne kohën kur dyshja ishin konkurentë të “BBA”.
“U njohëm këtu kur ishim si dreq dhe su ndamë më. U bëfsh edhe 100 zmr, Të dua” i shkruan Graciano ndërsa Françeska ia ka kthyer në një mënyrë epike.
“Shyqyr që jam me kurriz (emoji duke qeshur) Të dua”, ishte reagimi i modeles seksi./intv



