Kryeministri Edi Rama është një ndjekës i rregull i filmave/serialeve dhe këtë nuk ka nguruar që ta tregojë edhe në studiot televizive ku është i ftuar! Një nga serialet që ka ndjekur së fundit duket se është ” Gangs of London”, në të cilën luan edhe aktori shqiptar Orli Shuka.
Ky serial i ka lënë mbresa kryeministri Edi Rama, të cilët nuk i ka kursyer as komentet pozitive për aktorin Orli Shuka. Në orët e para të mëngjesit, ku mesa duket ka mbaruar edhe serinë e fundit, Rama i ka shkruar një koment ku ka vlerësuar punën e tij.
“orlishukaofficial jo me pelqeu, po me la lidhur dy nete deri kur u zgjuan tere gjelat e Surrelit. Realisht super dhe you made me proud man Respect. And pls thank Pippa from me for applauding the comment. Admired her on Mother Father Son and was really impressed by her transformation in Gangs. Shendet e sukses te metejshem megjithe zemer i dashur Orli dhe please survive Season 2”, shkruan Rama.


