• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I DJALIT TË MJEKUT QË TRONDITI VLORËN/ Pse është i vështirë identifikimi i autorëve. Policia ka sekuestruar… (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I DJALIT TË MJEKUT QË TRONDITI VLORËN/ Pse është i vështirë identifikimi i autorëve. Policia ka sekuestruar… (DETAJET)

25 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje te reja nga vrasja e 25-vjeçarit, qe u ekzekutua me kallashnikov orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në zonën e njohur si “7 pallatet” në Vlorë.

Ngjarja që ka tronditur gjithë qytetin ndodhi ditën e festës së Fiter Bajramit, disa metra larg banesës së të riut. Viktima është Kristian Breshanaj, ndërsa në drejtim të tij është qëlluar dhjetë herë.

Sipas informacioneve të marra nga grupi hetimor, autorët dyshohet të kenë qenë dy persona të maskuar, të cilët janë larguar në drejtim të lagjes “10 korriku”, pasi qëlluan për vdekje Kristian Breshanaj. Pasi kanë djegur makinën me të cilën kryen krimin e rëndë, ata dyshohet të jenë ndihmuar nga një makinë tjetër, e cila i priste rreth 1 kilometër nga vendi i ngjarjes.

Identifikimi i tyre, thonë burimet, është shumë i vështirë, pasi në zonë janë të pakta kamerat e sigurisë dhe zona është në errësirë totale, çka vështirëson në identifikimin e autorëve. Për të parë lëvizjet e autorëve, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në disa subjekte private, që ndodhen në zonë.

Ndërkohë, edhe vendi ku është djegur automjeti duket se ka qenë mjaft i studiuar nga autorët, pasi bëhet fjalë për një zonë pa ndriçim dhe pranë nuk ka subjekte, ku mund të diktoheshin nga kamerat e sigurisë. Sipas Policisë, dyshimet janë që kjo ngjarje të jetë studiuar gjatë nga atentatorët dhe veç dy personave të cilët kanë marrë pjesë në të, nga Policia dyshohet se janë përfshirë edhe të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar autorët të largohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Ministria e Arsimit kërkesë Policisë së Shtetit: Mos të pengohet lëvizja e studentëve në zonat e kuqe
Previous article LETËR BASHËS/ Aleanca për Teatrin: Mbaj premtimin që na bëre para 10 muajsh… Duam lista të hapura

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT