Liqeni i Shkodrës është i vetmi mjedis në Shqipëri, ku gjendet një koloni e dallëndyshes së detit faqebardhë. Kjo falë disa pjesëzash habitatesh të shkëlqyera që formohen në këtë liqen.
Ndërkohë, AdZM Shkodër realizoi hartëzimin e plotë të vendfolezimeve të dallëndyshes së detit. Gjatë ekspeditës së parë të monitorimit u numëruan 370 çifte folezuese.
Duke qenë e vetma koloni e Dallëndyshes së detit faqebardhë, AZM Shkodër i bën thirrje të gjitha grupeve të interesit dhe qytetarëve, duke i’u kërkuar dhe falenderuar paraprakisht për shmangien e plotë të çdo aktiviteti apo hyrjeve në zonat e folezimit.
Reagimi i plotë i ADZM Shkodër
MONITORIMI I KOLONISË SË VETME TË DALLËNDYSHËS SË DETIT FAQEBARDHË NË SHQIPËRI
AdZM Shkodër, me mbështetjen e ornitologut Mirjan Topi, realizoi hartëzimin e plotë të vendfolezimeve të dallëndyshes së detit faqebardhë (Chlidonias hybrida) në Liqenin e Shkodrës si dhe monitorimin e folezimit të këtij lloji.
Liqeni i Shkodrës përfaqëson mjedisin e vetëm në Shqipëri ku gjendet një koloni e dallëndyshes së detit faqebardhë. Kjo falë disa pjesëzash habitatesh të shkëlqyera që formohen në këtë liqen, që në të njëjtën kohë krijojnë kushte ideale për folezimin e këtij lloji.
Një total prej 370 çiftesh folezuese u numëruan gjatë ekspeditës së parë të monitorimit. Shpendët ishin në vrullin e ndërtimit të foleve ku në ditët e ardhshme do të lëshojnë vezët dhe do të fillojnë ngrohjen e tyre.
Është thelbësore që në këtë periudhë deri së paku në mesin e muajit korrik kur të gjithë të rinjtë lenë foletë, të shmanget çdo sheqëtism në zonat e folezimit. Për këtë kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha grupeve të interesit dhe qytetarëve, duke i’u kërkuar dhe falenderuar paraprakisht për shmangien e plotë të çdo aktiviteti apo hyrjeve në zonat e folezimit. @ LIQENI I SHKODRËS.
MONITORIMI I KOLONISË SË VETME TË DALLËNDYSHËS SË DETIT FAQEBARDHË NË SHQIPËRIAdZM Shkodër, me mbështetjen e…
Gepostet von Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër am Montag, 25. Mai 2020


