Armina Mevlani ka dhënë gjithmonë shenja se nuk është pro ndërhyrjeve estetike, por sot e shprehu hapur se sipas saj, modelet s’duhet të kenë asnjë operacion plastik.
Ajo iu referua një artikulli që tregonte për ndërhyrjet e Bella Hadid, një prej modeleve më të paguara në botë për momentin.
Hadid ka bërë operacion hundën, por për Arminën kjo është e padrejtë për modelet:
“Ku mbeti bukuria nëse modelet janë krejt plastikë apo të bëra me kirurgji? S’e kanë të vetën fytyrën.”, shkroi në ‘Instastory‘.
Armina është shprehur se s’ka dhe s’do të ketë asnjëherë asnjë ndërhyrje estetike.
Këtë verë, ajo i ktheu përgjigje komenteve në Instagram, që e kritikonin se “s’ka fundshpinë” duke thënë se me apo pa të pasme të fryra, ndihet shumë mirë me veten dhe s’do të bëjë ndërhyrje plastike për t’i ndryshuar.
“Unë e di që nuk e kam pikët më të fortë atë pjesë, por Zoti fatmirësisht më ka dhënë shumë gjëra të tjera dhe ndihem mjaft e bekuar. Nuk kam dëshirë të bëj as plastikë, sepse ndihem krenare për atë që kam, sido të jetë.”
Pas kësaj, Armina u tregua këmbëngulëse të tregonte se i pëlqen trupi i vet, duke postuar një foto të Dita Von Teese dhe duke shkruar se trupi ideal për të duhet të ketë patjetër bel të hollë, siç ka në fakt, vetë Armina./anabel