• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMON AMBASADOREN AMERIKANE/ LSI: Ju na morët më qafë, mbani përgjegjësi bashkë me Ramën. Mos na kërkoni ne llogari
Home
Politikë

SULMON AMBASADOREN AMERIKANE/ LSI: Ju na morët më qafë, mbani përgjegjësi bashkë me Ramën. Mos na kërkoni ne llogari

25 May, 2020 Delo.autor Politikë

Deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim për një “marrëveshje” për zhbërjen e reformës në drejtësi ka trazuar ujërat politike.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë për Ora News dhe pse ndan shqetësimin e ambasadores, nuk është dakord me fajin kolektiv.

Për Vasilin tashmë është e qartë se përgjegjësi kryesor, që e ka sabotuar nga fillimi reformën në drejtësi është kryeministri Edi Rama.

Bashkëpërgjegjës për dështimin  e saj ai sheh edhe ndërkombëtarët, të cilët sipas tij me vetëdije të plotë e kanë lënë opozitën jashtë.

“Presidenti i Republikës ka kompetenca për të zgjedhur vetëm 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese në të gjithë korpusin e drejtësisë, opozita shqiptare ka zero kompotenca në sistemin e drejtësisë pasi kështu u bë reforma dhe kështu u mbështet edhe nga ndërkombëtarët që të bëhet.

Në të vetmin rast ku duhet të kishte një konsensus mazhorancë-opozitë, një rast i cili u përvëlua edhe me konsensusin e ndërkombëtarëve dhe janë bashkëfajtorë në këtë çështje, ishte rasti i zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm ku në dhunim të Kushtetutës u zgjodh vetëm me 69 vota.

Edhe KED, një çështje shume delikate që ka shkatërruar integritetin e sistemit është çështja kryetarit Dvorani dhe tentativës për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese, si dhe kudo ku kanë futur duart.

Dhe konkluzioni është ky: I vetmi njeri që ka një aleancë të shëmtuar me krimin dhe me trafikantët për të kapur drejtësinë, po ka edhe instrumentat për të bërë këtë gjë, është Edi Rama.

Keni dëgjuar dhe nisma të deputetëve të Rilindjes që thonë të ndryshojmë Kushtetutën dhe ligjet e reformës në drejtësi.

Në këtë moment na duhet të kemi hipertransparencë për reformën në drejtësi dhe jo hiperhipokrizi. Mbështes shqetësimet e ambasadores por nuk mbështes gjuhën e fajit kolektiv.

Nuk ka faj kolektiv, këtë duhet ta dijë shumë mirë dhe ambasadorja amerikane. Ka përgjegjësi konkrete. Nëse fajin e ka Edi Rama tu thuhet shqiptarëve që fajin e ka Edi Rama.

T’u thuhet me gojën plot se është fajtori i vetëm. Unë kam qenë një nga 5 anëtarët e Komisionit të reformës në drejtësi.

Cila është përgjegjësia e opozitës në këtë reformë? Zero. Ndërkombëtarët vetë mbështetën një sistem të tillë që opozita të mos kishte asnjë rol.

Kur u kërkua një balancim sa më i madh u insistua të mos kishte asnjë rol. Reforma në drejtësi e la Shqipërinë në kushte skandaloze në tre vjet, Soreca ka ngritur çështjen e krizës sesi do të mbusheshin vendet nga ata që janë larguar për shkak te vettingut.

Çfarë reforme ishte kjo? Reformë që krijoi instituicione gjysmake apo hiç institucione që ekzistojnë. Secili të marrë përgjegjësitë e veta, Edi Rama të marrë përgjegjësinë që e ka sabotuar nga fillimi dhe deri në fund, dhe ndërkombëtarët, që kanë qenë aty dhe në Kushtetutë të marrin të tyret.

Unë si përfaqësues i opozitës refuzoj të marr përgjegjësi për një çështje ku nuk më jepet asnjë kompetencë dhe kur sugjerojmë na hidhet poshtë.

Në qershor të 2018 u hodhën poshtë në Kuvend një paketë përmirësimesh lidhur me reformën në drejtësi, të gjithë afatet e përcaktuara në Kushtetutë për reformën në drejtësi ishin shkelur dhe dhunuar.

Asnjë ndërkombëtar, meqë u dhemb për reformën në drejtësi këtyre, nuk tha asnjë fjalë. Kjo do të thotë bashkëpërgjegjësi.

99% e ka përgjegjësinë Edi Rama, pjesën tjetër faktori ndërkombëtar. Është koha për të folur me emra të përveçëm”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ISHA MBYLLUR NË STUDION TIME, DHE PO…”/ Rrëfimi i aktorit Koço Qendro: Si më zunë me “dashnoren” brenda në teatër
Previous article AKSIDENT I RËNDË/ E përplas makina teksa lëvizte me biçikletë, ndërron jetë i moshuari në Fushë-Krujë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON FOTON ME MACRON/ Rama: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë! Politikë

PUBLIKON FOTON ME MACRON/ Rama: Shqipëria, partner strategjik i Francës, e paimagjinueshme më parë!

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT