Drejtori i Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, ka zhvilluar takime me krerët e lartë të shtetit, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Tiranë.
Danielsson zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Temë diskutimi mes tyre mësohet se ka qenë rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Zyrtari i lartë i BE u takua dhe me Presidentin e vendit, Ilir Meta, me të cilin diskutoi për hapjen e negociatave të Shqipërisë, si dhe zbatimin e reformave të rëndësishme në vend.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme ai pati takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.