• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Regjistrohen 37 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Home
Rajon

COVID-19/ Regjistrohen 37 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

24 May, 2020 Delo.autor Rajon

Në Maqedoninë e Veriut, të dielën, janë regjistruar edhe 37 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, shifër kjo pothuajse e njëjtë me ato të ditëve të kaluara. Numri më i madh i të prekurve sërish është regjistruar në Shkup, gjithsej 12 raste, në Kumanovë 8, në Tetovë 7, Strugë 4 dhe nga 2 raste në Prilep, Ohër dhe Shtip.

Numri i të infektuarve në Shkup më i lartë është në lagjet e banuara me popullatë shqiptare në Saraj, Çair, Gazi Babë dhe Saraj. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 11 persona të shëruar, ndërsa të dielën, nuk janë regjistruar raste të vdekjeve, për herë të parë në dhjetë ditët e fundit.

Sipas raportit, deri më tani, nga 1,978 të infektuar me koronavirus, 113 kanë vdekur, 443 janë ende aktiv ndërsa 1,422 janë shëruar.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 59 persona nuk e kanë respektuar ndalimin për lëvizje dhe 32 prej tyre janë shoqëruar në polici, ndërsa kundër të tjerëve do të ngriten procedura kundërvajtëse, shkruan Rel.

Të dielën, nga ora 11.00 ka hyrë në fuqi ndalimi i plotë i lëvizjes, që do të zgjasë deri të martën në orën 05.00.  Drejtuesit e institucioneve kanë bërë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, por ndërkohë nuk ka pasur asnjë qëndrim nga ana e tyre lidhur me një prononcim të kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, i cili pas faljes së Fitër Bajramit në një nga xhamitë e Shkupit, e shpalli të “vdekur” sëmundjen Covid-19.

“Nga sot sëmundjen COVID-19 e shpalli të vdekur. Zoti është me ne, dhe kur Zoti është me ne, jemi më të fuqishëm”, ka deklaruar Rexhepi.  Në Maqedoninë e Veriut ende është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme dhe sipas ligjeve në fuqi sanksionohet çdo veprim i kujtdo qoftë që është në kundërshtim me rregullat shëndetësore në mbrojtje të popullatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Spanja raporton 70 viktima të tjera nga koronavirusi, shkon në 28.752 numri total i të vdekurve
Previous article NUK MJAFTON COVID-19/ Një tërmet i shkallës Rihter godet ishujt e Kretës në Greqi, ja sa ishte magnituda

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT