• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI I DY MOTRAVE/ “Plumbat qorr vinin nga dritarja dhe përplaseshin në murin e dhomës”
Home
Uncategorized

RRËFIMI I DY MOTRAVE/ “Plumbat qorr vinin nga dritarja dhe përplaseshin në murin e dhomës”

24 May, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale, Uncategorized

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e veçantë të dy motrave. Etleva dhe Teuta rrëfyen në studio periudhën e vështirë të vitit ’97, kur ato vazhdonin shkollën në Elbasan dhe jetonin në konvikt.

Situata ishte shumë e keqe dhe Teuta tregon se konvikti ishte në kushte të këqija dhe shpeshherë, pumbat qorr përplaseshin në murin e dhomës së tyre.

Por në këtë periudhë, u lidh edhe një miqësi e fortë mes dy familjeve, për të cilën motrat janë shumë mirënjohëse.

Ardit Gjebrea: Motivi për të cilin ju keni ardhur është familja e..

Teuta: Familja e zotit Xhavit Shehu, cili fatkeqësisht ka vite që ka ndërruar jetë. Por asaj familje në Elbasan, ne familjarisht i detyrohemi jashtë mase shumë, i jemi shumë borxhli. Është kjo periudhë e vështirë që na ktheu në ato vite, mesazhet tuaja që na dhanë një shtysë që të gjithë atë mirënjohje që kemi për atë familje. Kur ishte e vështirë, ishim në një luftë siç jemi dhe sot, por sot nuk kemi armiq.

Ardit Gjebrea: Flasim për vitet ’97?

Teuta: Flasim për vitet ’97, ishte ai viti i kobshëm ku u lidh miqësisa midis dy familjeve tona.

Ardit Gjebrea: Ju të dyja studionit në Elbasan?

Etleva: Unë studioja për matematikë, kurse Teuta në ciklin e ulët.

Teuta: Si tani që vazhdon mësimi online në kushte të jsashtëzakonshme dhe atëherë ishim të detyruar që të rikthehshim pranë auditoreve në universitet, për të vazhduar proçesin mësimor.

Ardit Gjebrea: Ku jetonit?

Etleva: Në konvikt!

Ardit Gjebrea: Ky ishte problemi që në vitin’97 u shkatërrua gjithçka, plumba gjithandej, banda gjithandej, ngjarje të frikshme gjithandej. Dy vajza që duhet të riktheheshin në shkollë dhe për më tepër që duhet të jetonin në konvikt, kur të gjithë kishin ikur nga konvikti.

Teuta: Në një konvikt, që nuk kishte më as kushtet që kishte më përpara, edhe pse ishin kushte të vështira. Ishte e shkatërruar

Etleva: Ishte mbi të gjitha siguria.

Ardit Gjebrea: A kishit frikë natën kur flinit?

Teuta: Shumë sepse ishin plumbat qorr që vinin nga dritarja dhe përplaseshin shpeshherë dhe në murin e dhomës./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS E NXJERR NË ANKAND/ “Zonja e Vjetër” vendos çmimin për Higuain
Previous article FESTË SË BASHKU ME BASHKËSHORTET/ Lojtarët e skuadrës së njohur rrezikojnë të ndëshkohen

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT