24 orët e fundit kanë qenë shpresëdhënëse për Italinë, pasi për herë të parë asnjë viktimë nuk është shënuar në rajonin më të prekur nga COVID-19, Lombardi.
Vetëm 50 viktima janë shënuar ditën e djeshme, një nga shifrat më të ulëta që është regjistruar që nga shpërthimi i pandemisë.
Ndërkohë nunmri i viktimave ka shkuar në 32785, ndërsa ka patur edhe 531 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në 229.858.
140.479 pacientë ia kanë dalë të shërohen, pasi ditën e djeshme iu shtuan numrit të të shëruarve edhe 1639 persona.