• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“ÇE KE NË TEREZI TI, I FUT NJË TRALALA EDHE…”/ Disa nga batutat e filmave dhe komedive shqiptare që përdoren edhe sot. Cila është e preferuara juaj
Home
Kulturë

“ÇE KE NË TEREZI TI, I FUT NJË TRALALA EDHE…”/ Disa nga batutat e filmave dhe komedive shqiptare që përdoren edhe sot. Cila është e preferuara juaj

23 May, 2020 s.autor Kulturë

Filmat shqiptarë i kemi parë që kur kemi qenë të vegjël, dhe prej tyre kemi marrë shumë batuta që i përdorim edhe sot në jetën e përditshme.

Edhe pse disa nga filmat janë të xhiruar në periudhën komuniste, sërish ia kanë dalë të jenë thumbuese dhe të mbeten në mendjen e shqiptarëve.

Disa janë batuta që mund t’i përdorësh në tavolinë me miqtë, e disa të tjera mund të të nxjerrin nga një situatë e sikletshme.

Këto janë 20 nga batutat nga filmat shqiptarë që përdoren edhe në ditët e sotme. Nëse keni ndonjë tjetër, mund të na i thoni në komente.

1 – Po ti me cilin sy e pe? Atë me xham apo atë pa xham? (Filmi: “Kapedani”)

2- E rregullove traktorin? – Po, baba – Beji shurrën baçes tani (Filmi: Brazdat)

3 – “Ëndrra janë, bëjnë vaki edhe nuk dalin.(8 persona plus)

4 – ”Çe ke në terezi ti, i fut një tralala edhe… Po kjo tona, kjo tona që nuk hahet as me vaj e as me uthull. Krushqi me Jovan Bregun? Pupupu… Irenkë pse të djeg miza moj xhan? Po kur u bë dhe i biri i tetës, Sandër Mafishja, mos ngeltë djalë më këmbë. S’kisha bërë ndonjëherë nga këto anonimet. Sa ditë e bukur ishte dje! Po pra ka rënë shi gjithë ditën. Unë për vete dola shëtitje. Normal pa Tomin se e kishte zënë gripi. (Pallati 176)

5 – “Kujdestar surrat patate, mirë ja bëmë Zotërisë sate” (Lulëkuqe mbi mure)

6 – “Shoku Kopi, shoku Kopi. Dua edhe akullore edhe çokollata. Cuk, po ti do më vdesësh mua!”(Dy herë mat)

7 – “Bam Bam, dy herë! U pa jeta ime Bushi. ”(Dashuri me krisma)

8 – “Duron Ollgë zeza duron. Shitën gomarin blenë biçikleta, e çoç u duket vetja. (Zonja nga qyteti)

9 – “Bisht i qenit, bisht qeni do mbetet. “(Dora e ngrohtë)

10 – “Gërmo Tare gërmo se aty kam groposur qenin e ngordhur ”(Përballimi)

11 – “E Gjeta Vangjel! Gjino, rritu të kapësh fikun “(Përrallë nga e Kaluara”)

12 – “Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec” (Kapedani)

13 – “Njeriu gëlltit diku një lugë çorbë të prishur dhe e vjell tërë jetën.” (Ilegalet)

14 – “Maje, këtu të godas.” (Përparimtari)

15 – Po me urën ç’patën?”(Kur zbardhi një ditë)

16 – “Atë e di unë” (Njeriu me top)

17 – “Alo, Alo Dede … a më dëgjon” (Filmi: Rrugë të bardha)

18 – “Një për mamin, një për babin…” (Filmi: Kur xhirohej një film)

19 – “Midhja … mbretëresha e qytetit tonë” Alo, familja e shokut Kopi? (Filmi: Dy herë mat)

20 – “Po pse ashtu ngulet gozhda mor karafil?” (Filmi: Shoku yne Tili)

21 – “Për ty Shanikooooooooo” (Filmi: Prita)

22 – “Ky është flori e shkuar floririt, or Tunxh” (Filmi: Udha e shkronjave)

23 – “Pa u tharë kjo plagë, dora tjetër do të marrë hak” (Filmi: Mësonjtorja”

24 – “Pafshi në ëndërr gjellë pasanikësh” (Filmi: Lulëkuqet mbi mure)

25 – “Spiunin e vrau Milua (Ilegalet).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Ja cilat rezultatet paraprake të vaksinës
Previous article COVID-19/ Kurti bisedë telefonike me kryeministrin teknik maqedonas: Bashkëpunim për arritjen e qëllimeve rajonale

s.autor

Postime të ngjashme

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT