Dukej se nga rrëzimi i avionit me 107 pasagjerë në Pakistan nuk do të nxirrej asnjë person i gjallë, por mrekullia ka ndodhur.
Një foshnje është gjetur e gjallë nën rrënoja, ndërsa ka qenë një gazetar që ka filmuar gjithçka, kur një punonjës i ndihmës së shpejtë ka dalë me foshnjen, që fatmirësisht ka patur shumë pak lëndime.
90 trupa janë identifikuar deri më tani, nga 97 që janë gjetur të vdekur nën rrënoja, ndërsa ende nuk dihet fati i pjesës tjetër të pasagjerëve.
Kryetari i Bashkisë së Karaçit tha se 107 pasagjerët e fluturimit PK8303 kanë humbur jetën pas përplasjes por disa familjarë pretendojnë se kanë komunikuar me të afërmit e tyre dhe ata janë gjallë.
Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i vërtetë që ka çuar në përplasjen e avionit.