• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
“Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec”, ironizimi që solli hakmarrjen e Dukës ndaj Flamurtarit
Home
Sport

“Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec”, ironizimi që solli hakmarrjen e Dukës ndaj Flamurtarit

27 October, 2017 k.autor Sport

Javën e kaluar në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Kamzës që u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të vlonjatëve, pati një sërë kontestimesh nga ana e klubit dhe tifozerisë së Flamurtarit në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Klubi vlonjat ka dalë prej kohësh dhe është në një luftë të ashpër kundër FSHF-së dhe kreut të saj Armand Duka, për mënyrën se si ata po e menaxhojnë futbollin shqiptar.

Përpara nisjes së ndeshjes presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, bëri një daklaratë të fortë kundër Armand Dukës, duke i bërë thirrje prokurorisë së Janinës për ta hetuar pasi ai ka kaluar kufirin me pasaportë false.

Idrizi theksoi gjithashtu, se në Mars do të vijë një ere e re në futbollin shqiptar.

“Do të fryj një erë e lehtë të atyre që drejtojnë futbollin shqiptarë. Prokuroria duhet të hetojë pasi Duka ka kaluar kufirin në Greqi me pasaportë false.

Unë bëj një investim privat, dhe nuk vjen asnjë nga FSHF që të na përgëzoje qoftë për punën që punën që bëj. Nuk fyhet një qytet në këtë farë feje. Nuk mund të prishet gara kështu, sa i përket arbitrimit”, ishte deklarata e fortë e Idrizit në “Supersport” kundër Armand Dukës.

Por, përveç Idrizit edhe tifozat vlonjat kanë ironizuar kreun e FSHF-së duke shpalosur në shakllët e stadiumit banderola ironizuese ndaj tij.

“Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec”, “Napoleon ule kokën se Vlora…”, ishte disa nga banderolat që ata nxorrën kundër Armand Dukës, duke sjellë dhe ndërprerjën e ndeshjes për disa minuta nga arbitri i takimit derisa ato të hiqeshin.

Dhe kjo ka sjellë menjëherë hakmarrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit kundër klubit dhe tifozave të Flamurtarit.

Në vendimin e publikuar pak më parë, Komisioni i Disiplinës ka dënuar me katër ndeshje pa spektatorë dhe  njëqindmijë lekë gjobë klubin e Flamurtarit

“Flamurtari” F.C, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur parrulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimit e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë”, thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.

Një sinjal i qartë dhe hakmarrës nga ana e FSHF-së dhe kreut të saj Armand Duka, të cilët po tregojnë haptazi se kushdo që del kundër tyre dënohet!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BESNIK DUSHAJ*: Rikthimi i Azemit në vendlindje...
Previous article KUJDES! Moti ju rezervon surpriza këtë fundjavë

k.autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT