LSI thotë se reforma në drejtësi ishte meritë e Ilir Metës.
Nënkryetari i saj, Petrit Vasili, thotë se ishte Meta, ai që e detyroi Ramën të shkonte e ta votonte si qengj reformën.
“Manine e genjeshtres se kryeministrit s’e sheron dot as mjekesia me koncesione.
Ne 21-22 korrik nga 140 votat e reformes ne drejtesi kishte tmerr vetem kryeministri, kete e di i madh e i vogel.
Kryeministri përgatiti në atë kohë edhe pazarin e gjësë se gjallë per te blere votat per reformen, ashtu sic ben sot qe e zgjedh e kap kryeprokurorin me 69 vota me pak se cdo minister.
Pazarin e gjese gjalle e zhbëri Ilir Meta dhe LSI, kryeministrit ja mbërthyen flegrat e hundes,perfundoi si qen i rrahur lagjeje dhe votoi pa llafe si qingj bashke me tjerët, me 140 vota.
Sot ky qen i rrahur genjen e thotë qe medemek ky e paska dashur shumë reformen.
Por gungën e gungaçit dhe sëmundjen e gënjeshtrës se kryeministrit s’ka mjekësi që e shëron qoftë kjo edhe me koncesione”, shkruan Vasili.(TemA)


