• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FRONTEX 1 VIT NË SHQIPËRI/ Lleshaj e Veliu nderojnë punonjësen Indra Briska
Home
Aktualitet
Kronikë

FRONTEX 1 VIT NË SHQIPËRI/ Lleshaj e Veliu nderojnë punonjësen Indra Briska

22 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i akordon certifikatë “Për shërbime të dalluara” znj. Indra Briska, punonjëse e Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare.

Gjatë mesditës së sotme, Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, me rastin 1-vjetorit të nisjes së misionit FRONTEX në Shqipëri, zhvilluan një vizitë në PKK Kakavijë.

Prej një viti, 415 oficerë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian kanë patrulluar së bashku me Policinë Kufitare, në kuadër të këtij operacioni, i cili ka si qëllim kontrollin e flukseve të imigracionit të parregullt, parandalimin dhe forcimin e bashkëpunimit evropian.

Ky operacion ka patur rezultate shumë të mira falë bashkëpunimit që Departamenti për Kufirin dhe Migracionin ka patur me Menaxheren Operacionale znj. Indra Briska, e cila ka planifikuar burimet njerëzore dhe logjistike në funksion të zhvillimit të këtij operacioni në vendin tonë.

Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje, Drejtori i Përgjithshëm i PSH Ardi Veliu i ka akorduar znj. Briska certifikatë “Për shërbime të dalluara”, me motivacionin “Për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit në implementimin e Operacionit të përbashkët të Agjencisë Evropiane të Rojës Bregdetare, JO FOA Western Balkan në Shqipëri”.

Znj. Briska ka falënderuar drejtuesit e Policisë për këtë vlerësim dhe ka theksuar se do të vijojë të japë kontributin e saj për arritjen e objektivave të këtij operacioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHIMI I BASHËS TE "ZGJEDHORJA"/ Hajdari: E vlerësoj gatishmërinë, të arrijmë rezultate nga kjo tryezë
Previous article ANGLEZËT SFIDOJNË KORONAVIRUSIN/ Dynden drejt plazheve natë e ditë (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

ZJARR NË PROTESTË/ Protestuesit ndezin fishekzjarre e djegin kazane mbeturinash, policia hedh gaz lotsjellës me sasi të mëdha Aktualitet

ZJARR NË PROTESTË/ Protestuesit ndezin fishekzjarre e djegin kazane mbeturinash, policia hedh gaz lotsjellës me sasi të mëdha

TENSIONE NË PROTESTË/ Policia me autobotë ndjek protestuesit, studentët shpërqendrojnë efektivët me rreze lazër Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTË/ Policia me autobotë ndjek protestuesit, studentët shpërqendrojnë efektivët me rreze lazër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT