• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOHON “SY PËR SY” AMBASADOREN AMERIKANE/ Basha: S’ka asnjë propozim për sistemin danez
Home
Uncategorized

MOHON “SY PËR SY” AMBASADOREN AMERIKANE/ Basha: S’ka asnjë propozim për sistemin danez

22 May, 2020 F.autor Breaking News, Politikë, Uncategorized

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke deklaruar se PD dhe opozita e bashkuar është që t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe.

Ai tha se loja e Edi Ramës për të bllokuar reformën zgjedhore dhe për të marrë peng integrimin doli zbuluar.

Ndërkohë Lulzim Basha mohoi të ketë një propozim amerikan për sistemi zgjedhor sipas Danimarkës. Ai tha se i siguron të gjithë se nuk ka asnjë të tillë. Kjo deklaratë e Bashës bëhet pavarësisht se ambasadorja Yuri Kim sot bëri apel të qartë që të merret në konsideratë sistemi me lista të korrigjuara.

“Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar Teatrin Kombëtar do të shkatërronte edhe reformën zgjedhore dhe shanset për t’iu dhënë shqiptarëve një orë e më parë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të merrte peng procesin e integrimit europian të vendit tani doli zbuluar. Të gjithë e kanë parë, shqiptarë dhe të huaj këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë reformën zgjedhore, të pengojë integrimin europian të vendit dhe të lejojë Edi Ramën të përdorë të njëjtat mekanizma që ka përdorur edhe më parë për të manipuluar vullnetin e shqiptarëve dhe për ta mbajtur Shqipërinë peng të krizave ciklike. Ne jemi të vendosur të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur që t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bahskuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe”, deklaroi Basha.

Por çfarë tha sot ambasadorja amerikane?

ë nderuar anëtarë të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore:

Së pari, unë do të doja të shpreh mbështetjen time për të gjithë ju për të rifilluar përpjekjet tuaja për të arritur marrëveshje për reformën zgjedhore. Kjo është një detyrë e vështirë, por ajo që ju keni premtuar të ndërmerrni, dhe se populli i Shqipërisë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare shpresojnë me padurim se do të dorëzoni. Ju uroj të gjitha më të mirat teksa ju vazhdoni punën.

E kuptoj që keni bërë përparim të mirë, por ai debat për listën e hapur kundrejt listës së mbyllur mbetet jobindës.

Ndërsa i konsideroni opsionet, pyes veten nëse keni shikuar mundësinë e një sistemi hibrid. Një shembull që na vjen në mendje është Danimarka, e cila ka një sistem hibrid, duke përdorur një listë të korrigjuar sipas metodës D’Hondt.

Unë nuk jam një eksperte nga përtej çdo imagjinate, por unë do të doja të kërkoja që ju ta konsideroni këtë mundësi si një që mund të jetë një kompromis i zbatueshëm.

Ndoshta mund të këshilloheni me ekspertë të OSBE / ODHIR për këtë mundësi.

KIMI YURI

Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranë Republikës së Shqipërisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË FRANCË/ Frikë në Lille pas infektimit të disa oficerëve të policisë
Previous article KORONAVIRUSI MBRETËRINË E BASHKUAR/ Karantinë 14-ditore për ata që vijnë nga jashtë

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT