• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHEMBJA E TEATRIT/ Aleanca kërkon qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme: Synojmë rrëzimin e Ramës, poshtë diktatura
Home
Sociale

SHEMBJA E TEATRIT/ Aleanca kërkon qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme: Synojmë rrëzimin e Ramës, poshtë diktatura

21 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Aleanca për Mrojtjen e Teatrit ka treguar synimet që ka.

Ajo rikonfiromon vendosmërinë e saj për të krijuar zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike.

Deklarata e plotë, Aleanca kërkon rrëzimin e Ramës:

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT) rikonfirmon vendosmërinë e saj për të vazhduar luftën e nisur në mars 2018, në mbrojtje të trashëgimisë, lirisë dhe demokracisë. Shembja e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental ishte një goditje e rëndë, por jo fatale. Ne humbëm një betejë, por jo luftën.

Me shembjen e Teatrit Kombëtar në shkelje të çdo ligji e procedure, duke mos respektuar gjykatat dhe paditë e Presidentet, Edi Rama shpalli zyrtarisht diktaturën në Shqipëri. Qysh prej amendamenteve kushtetuese të vitit 2008, demokracia në Shqipëri ka bërë hapa prapa. Me amendamentet e vitit 2016, Shqipëria u bë një regjim hibrid, i njohur si i tillë edhe nga organizatat ndërkombëtare. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese e as Gjykatë të Lartë, dhe tani po rrezikohet të mbetet edhe pa gjykata apeli. “Reforma në drejtësi”, pavarësisht qëllimeve e motiveve me të cilat nisi, është sot një dështim total! Ajo jo vetëm nuk ka fuqizuar qytetarët, por ka hequr çdo kontroll ndaj abuzimeve të Kryeministrit. Prej dy vjetësh AMT denoncon shkeljet ligjore në lidhje me çështjen e Teatrit dhe nga Prokuroria nuk ka asnjë veprim konkret për hetimin e tyre.

Në këto kushte, AMT u bën thirrje të gjitha grupimeve të shoqërisë civile, të bashkohen për krijimin e një koalicioni qytetar kundër diktaturës. Asnjë kauzë qytetare nuk mund të fitohet më pa rrëzuar diktaturën, pa rikthyer standardet kushtetuese dhe normalitetin e institucioneve. Ftojmë të gjitha grupimet dhe individët, të lenë mënjanë divergjencat e pakënaqësitë ndaj njëri-tjetrit dhe të shtyjnë çdo debat ideologjik për një kohë tjetër, kur të jenë krijuar kushtet për konkurrencë të ndershme idesh.

Për sa më lart, ne angazhohemi në veprime konkrete, demokratike, që synojnë:
1. Rrëzimin e Qeverisë diktatoriale të Edi Ramës;
2. Ndryshimin e sistemit zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, duke rikthyer te qytetarët të drejtën për zgjedhjen e deputetëve të tyre;
3. Shfuqizimin e të gjitha amendamenteve të Kushtetutës të kryera pas vitit 1998;
4. Hartimin e një kushtetute të re, të mbështetur në parimet e demokracisë direkte.

AMT do të bashkëpunojë me çdo grupim qytetar dhe individ për rrëzimin e diktaturës dhe ringritjen e demokracisë në vend.

Poshtë Diktatura!
Rroftë Shqipëria!

Tiranë, 21.05.2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK BËJNË ASGJË PËR DASHURINË/ Këto janë shenjat më indiferente të horoskopit
Previous article COVID-19/ Mjeku kardiolog: Ja pasojat te të sëmurët kardiakë. Ky virus i panjohur sulmon…

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT