Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesën për vetëdeklarimin e pasurisë 3 të dënuarve me vjedhje, gjobëvënie dhe vepra të tjera penale. Bëhet fjalë për Dorian Lecin, Taulant Neçajn dhe Maliq Ibrahimajn. Dorian Leci banues në Tiranë është i dënuar për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim.
Taulant Neçaj është i dënuar për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe shkatërrim prone. Maliq Ibrahimaj është i dënuar për vjedhje me armë e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


