• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Erjon Braçe “shpërthen” kundër Qeverisë për ARMO-n: Kjo është një histori shantazhi e pengmarrje
Home
Shqipëri

Erjon Braçe “shpërthen” kundër Qeverisë për ARMO-n: Kjo është një histori shantazhi e pengmarrje

29 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka reaguar për situatën e krijuar me ARMO-n dhe protestën e naftëtarëve.

Braçe thotë se ARMO është një histori shantazhi dhe pengmarrje, që duhet të marrë fund.

Reagimi i Braçes:

Për ARMO-n si krim, mashtrim, shantazh e pengmarrje

Dua te them nja dy fjale per ARMO-n.

E para e mbi te gjitha;

Nuk ka tregtar me te paskrupullt se ai qe nuk paguan punetoret!

I ka shfrytezuar-ky eshte termi i qarte per marredheniet e punes ne kete rast dhe, nuk ju paguan rrogat.

Marredhenia e tregtarit punedhenes me punetorin eshte nje maredhenie e sanksionuar ne ligj, ne kontrate dhe, nuk duhet te linde kurre nevoja qe punetoret te protestojne per te marre ate qe ju takon me ligj, me kontrate.

Per me teper?

Poooo, patjeter, kur negociohet kontrata e re, punetoret e kane te drejten te kerkojne me shume, por gjithnje mbi ate qe i ka dhene ligji-page, sigurime shoqerore e shendetesore.

Kjo që i ka dhënë ligji as që diskutohet.

E dyta;

Nuk ka tregtar me te poshter se ai qe i perdor punetoret si “peng” kunder sistemit fiskal, marredhenieve me te trete, gjithnje ne sherbim te fitimeve te tija.

ARMO eshte nje histori pengmarrjeje te cilen nuk kane pse e vuajne me punetoret! Zero!

Nuk ka pse e paguan edhe Qeveria!

Punetoret jane peng, Qeveria eshte nen shantazh!

Dje degjova te shtrohej pyetja:

Pse duhet mbajtur me ARMO?

Natyrisht, pyetja eshte e thjeshte dhe artikulohet nga te gjithe ata qe nuk besojne ne industrializimin-perpunimin ne kete rast, ne kete vend.

Shqiperia ka nevoje te kete nje industri te re te perpunimit te mineraleve te saj ne vend, naften, kromin, bakrin, nikelin gjithashtu.

Pasurite e ketij vendi, nuk mund vec te shfrytezohen pa krijuar vlere te shtuar ketu!

Keshtu sic eshte duket zhvatje dhe kaq!

Por ne ane tjeter, ARMO duhet edhe per te bere drejtesi!

Shembull madje.

Te gjitha transaksionet qe jane kryer me ARMO-n, nga privatizimi i saj-e kujtoni historine e pageses besoj, marrja nga bankat, dhenia kohe pas kohe me qira, jane teresisht te paligjshme, per te mos thene kriminale.

Kurre nuk u hetuan sepse politika nuk lejoi.

Te hetohen nje here te vetme per ti dhene fund historise se shantazhit dhe pengmarrjes qe nisi me nje VKM ne 2008-ten per tregtimin monopol te gazoilit D2 e ka vijuar kohe pas kohe.

Nderkohe, nese ministrat duan te bejne dicka-jo te ulen ne tavoline per te detyruar tregtarin te paguaje rrogat (rrogat i percakton ligji dhe ligji nuk negociohet, zbatohet), ajo duhet të jetë një analizë e plotë ekonomike e financiare për ARMO-n.

Nga privatizimi, marrëdhëniet me bankat, kreditë e këqija, marrja e asteve nga gjithkush, dhëniet me qira një herë, dy, tre, vlera e aksioneve të kompanisë, vlera e aksioneve të qeverisë aty dhe detyrimet fiskale të papaguara.

Historia-merr me qira, me garanci qeveritare per te te furnizuar, fito, krijo detyrime ndaj punetoreve, furnitoreve dhe fiskut, falimento per te nisur nje marredhenie te re nga zero me nje qiramarres qe rezulton gjithnje i njejti, duhet të marrë fund!

Nga ajo qe duket tani,vlera e detyrimeve fiskale ndaj qeverise e ka kaluar vleren e paguar per blerjen e ARMO diten qe qeveria vendosi ta shese, bankat thuajse e kane marre vleren e kredive te dhena, qeveria ka marre vec shantazhin sa here qe punetoret merren peng.

Ka ne kete vend qe ky trem nuk ju pelqen, por nese numrat e aktet deshmojne se “te gjithe jane shlyer”-vec qeverise natyrisht, si gjithnje, atehere, shtetezimi per te nisur nje rruge te re te diskutohet si zgjidhje.

Keta qe e marrin me qira, nuk kane humbur, kane fituar deri tani!(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ronaldo: U zhgënjeva nga interesimi i Realit dhe Juves, tek United plotësova një ëndërr
Previous article Spalletti bën gati listën e lojtarëve për transfertat e janarit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT