• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHEMBJA E TEATRIT/ Budina: Teatri Kombëtar u sulmua me një akt të mirëfilltë terrorist. Drejtësia të hetojë
Home
Sociale

SHEMBJA E TEATRIT/ Budina: Teatri Kombëtar u sulmua me një akt të mirëfilltë terrorist. Drejtësia të hetojë

20 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Regjisori Robert Budina tha se Teatri Kombëtar u sulmua me një akt terrorist, duke i kërkuar drejtësisë të hetojë porositësin dhe ekzekutuesin e sulmit më 17 maj. Duke folur nga podiumi i protestës Budina theksoi se kontrata me shtetin është thyer, qytetarët kanë ngelur në mëshirë të fatit dhe forca është i vetmi mjet veprimi dhe komunikimi.

“Kryeministri tha unë i kam votat dhe bëj ç’të dua. A i ka votat. Kërkojmë nga drejtësia të hetojë sulmin terrorist, mbi aktivistët, qytetarët dhe intelektualët. kemi të gjitha pamjet se si tërhiqen zvarrë intelektualët se donin të mbronin jo teatrin por kulturën. E çuam në dëshpërim total që të kryente një akt terrorist.
Motoja jonë është jo ikni por eja-eja-eja. Ai që thotë ik duhet të ikë vetë. Ne duhet ta fitojmë betejën me të keqen dhe për këtë kemi nevojë për të gjithë.
Mëngjesin e 17 majit republikës sonë iu vu kazma. Teatri Kombëtar u sulmua me një akt të mirëfilltë terrorist, me njerëz të armatosur. Goditën godinën e TK me qytetarë në godinë. Është rastësi që nuk kemi viktima nga ky akt terrorist. Pas kësaj ngjarje qytetarët vërshuan në rrugë për të ndaluar këtë masakër.
Këtu drejtësia ka marrë fund. Kontrata me shtetin është thyer, qytetarët kanë ngelur në mëshirë të fatit, forca i vetmi mjet veprimi dhe komunikimi. Kanë rënë institucionet, tani fjalën e keni ju, e ka sheshi. Nëse nuk ka një reagim të shpejtë të drejtësisë, qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten dhe pasuritë e tyre me të gjitha format. Aleanca për mbrojtjen e TK ka depozituar dy kallëzime në SPAK ku akuzojmë direkt kryetarin dhe nënkryetarin e bashkisë për korrupsion dhe shpërdorim detyre tani dhe për vrasje në tentativë dhe nuk kemi pasur asnjë reagim nga SPAK. Të dalë para drejtësisë porositësi i sulmit dhe ekzekutuesi i sulmit më 17 maj.
Ju bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare të reagojnë se vendi po rrëshqet në situatë pasigurie”, deklaroi Budina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHEMBJA E TEATRIT/ Thirrje në kor, protestuesit kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit
Previous article TEATRI/ Protesta? Lubonja: Se di a do shkoj se jemi dhe te lodhur. Por Rama ka bërë krim...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT