• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FABRIKË KANABISI 2 MILIONË PAUND NGJITUR ME POLICINË/ Dy shqiptarët pranojnë akuzat para gjykatës
Home
Aktualitet
Kronikë

FABRIKË KANABISI 2 MILIONË PAUND NGJITUR ME POLICINË/ Dy shqiptarët pranojnë akuzat para gjykatës

20 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Dy të rinj shqiptarë kanë pranuar përfshirjen e tyre në kultivimin më të madh të kanabisit të kryer ndonjëherë në Southend.

Emiljan Gjura, 31 vjeç dhe Ermir Reshiti, 35 vjeç, të dy pa adresë fikse, u paraqitën dje në Gjykatën mbretërore në Chelmsford, të akuzuar për përfshirjen në kultivimin dhe në furnizimin me kanabis.

Dyshja u arrestuan në rrugën Grainger më 20 prill. Një total prej 3727 rrënjë janë gjetur në ndërtesë me vlerë më shumë se 2 milion paund. Gjura dhe Reshiti kishin jetuar në ndërtesën industriale, ku kultivohej kanabisi.

Në Gjykatë u tha se Reshiti ishte trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar rreth pesë muaj më parë dhe kishte punuar në fermën e drogës për një muaj para se të gjendej nga policia.

Gjura kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar duke kërkuar punë për të ndihmuar gruan dhe vajzën e tij në Shqipëri, por ishte “shfrytëzuar” përmes statusit të tij të emigrantit.

Të dy shqiptarët u shfaqën përmes lidhjes video dhe folën vetëm për të konfirmuar emrat e tyre.

Avokati mbrojtës tha se roli i tyre ishte i nivelit të ulët në operacionin e trajtimit të drogave, megjithatë, prokuroria tha se për shkak të sasisë së kanabisit të gjetur, roli është më domethënës.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 22 qershor. Gjykatësi Andrew Hurst u tha të pandehurve se do të mbaheshin në paraburgim deri në paraqitjen tjetër të gjykatës.

Fermat e kanabisit ishte vendosur vetëm rreth 300 metra larg stacionit të afërt të policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJËRI RRAHU PËR SHKAK TË DETYRËS, TJETRI KULTIVOI DROGË/ Kapen 2 të shpallurit në kërkim në Durrës (DETAJE)
Previous article TEATRI/ Neritan Ceka: Zëra të rëndësishëm në botë po përshkruajnë Shqipërinë si vend talebanësh, Rama na nxiu faqen

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT