Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ sot i është kthyer normalitetit të tij, ndërsa tashmë nuk do të jetë më COVID-2 ku trajtoheshin të sëmurë me koronavirus.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka falënderuar stafin mjekësor të Sanatoriumit, mjekë dhe infermierë që ishin në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.
“Me guxim, sakrificë e profesionalizëm, mjekët, infermierët, i gjithë stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, përballoi me sukses situatën e shkaktuar nga #COVID19 dhe nga sot rikthehet në normalitet🙏🏼 Mirënjohje të gjithë stafit mjekësor për punën dhe përkushtimin! Ndërsa beteja e përditshme vijon në spitalin #infektiv, ku po trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi.
#KrenarePërStafetMjekësore
#BASHKË”, shkruan Manastirliu





