• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Demokratët hetim shkarkimit nga Presidenti Trump të Inspektorit të Përgjithshëm
Home
Nderkombetare

SHBA/ Demokratët hetim shkarkimit nga Presidenti Trump të Inspektorit të Përgjithshëm

18 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarë të Kongresit me njohuri për këtë çështje u thanë mediave amerikane se Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit, i pushuar nga Presidenti Donald Trump po shqyrtonte pretendimet se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kishte një anëtar të stafit që kryente detyra personale, si p.sh. shëtitjen e qenit të tij.

Gazeta Washington Post dhe kanali NBC News i njoftuan këto zhvillime të dielën vonë.

Përveç shëtitjes së qenit, zyrtarët thanë se zoti Pompeo e kishte ngarkuar anëtarin e stafit me marrjen e rrobave të tij nga pastrimi kimik dhe me rezervimet në restorante për zotin Pompeo dhe gruan e tij.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat kanë filluar një hetim për shkarkimin nga Presidenti Trump të inspektorit të përgjithshëm, një veprim që Shtëpia e Bardhë tha se ishte rekomanduar nga Sekretari Pompeo.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit, Steve Linick
Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit, Steve Linick

Senatori Bob Menendez dhe Ligjvënësi Eliot Engel i dërguan një letër të përbashkët Shtëpisë së Bardhë ku kërkojnë që zyrtarët e administratës të dorëzojnë deri të premten dokumentet që lidhen me shkarkimin.

“Presidenti nuk mund t’i shkarkojë mbikqyrësit pa dhënë një arsye dhe arsyetim të duhur për Kongresin – të gjithë Kongresin. Arsyet sekrete nuk vlejnë“, tha Senatori Menendez të dielën.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i tha të dielën emisionit të kanalit CBS News “Face the Nation” për shkarkimin e zotit Linick se është revoltuese kur largon dikë që është aty për të ndalur… shpërdorimet, mashtrimet, abuzimet ose shkeljet e tjera të ligjit që … mendohet se po ndodhin.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi

“Pra, përsëri, le të hedhim edhe një vështrim“, tha Pelosi. “Presidenti ka të drejtë të largojë nga puna çdo punonjës federal. Por fakti është, nëse duket sikur është në shenjë hakmarrjeje për diçka që po bën inspektori i përgjithshëm, kjo mund të jetë e kundërligjshme“.

Republikanët kryesorë dolën në mbrojtje të Presidentit Trump.

Këshilltari i tregtisë i Presidentit Trump, Peter Navarro, i tha emisionit “This Week” të kanalit ABC News, se “unë mbështes çfarëdo që bën ky president përsa i përket vendimeve të tij për punësimin dhe pushimin nga puna“.

Peter Navarro
Peter Navarro

“Ekziston një burokraci dhe ka shumë nga ata burokratë që mendojnë se u zgjodhën ata president dhe jo Donald J. Trump,” tha zoti Navarro, “Dhe ne kemi pasur një problem të jashtëzakonshëm me atë që disa njerëz e quajnë Shtetin e Thellë. Unë mendoj se është e përshtatshme, kështu që nuk e vajtoj humbjen”.

Senatori republikan Ron Johnson nga shteti Wisconsin, i tha kanalit CNN se ai mendonte se “jo të gjithë inspektorët e përgjithshëm janë të së njëjtës rëndësi” dhe tha se ata “shërbejnë sipas vullnetit të presidentit”.

Presidenti Trump më parë kishte shkarkuar zotin Glenn Fine, i cili ishte duke mbikëqyrur përgjigjen e ndihmës financiare të qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit; zotin Michael Atkinson, i cili si inspektor i përgjithshëm i bashkësisë së inteligjencës amerikane luajti një rol në fillimin e hetimeve për shkarkimin e Presidentit Trump në fund të vitit të kaluar; dhe zonjën Christi Grimm, inspektore e Përgjithshme e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore që Presidenti Trump kishte akuzuar për prodhimin e një “dosjeje false” për mungesat e furnizimeve mjekësore në spitalet amerikane që merren me pandeminë.

Zoti Linick u emërua në postin e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Shtetit nga ish-presidenti Barack Obama, një demokrat që Presidenti Trump shpesh e kritikon.

Pjesëmarrja e zotit Linick në procesin e hetimit për shkarkimin e Presidentit Trump ishte e kufizuar në informimin e disa komisioneve të kongresit dhe vënien në dispozicion ligjvënësve dokumentet nga Rudy Giuliani, avokati i presidentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Leksione linçimi nga “Loja e luftës” me Teatrin
Previous article TEATRI/ Momenti kur qytetari hedh shashkën në protestë, policia e ndjek nga pas (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

BISEDIMET SHBA-IRAN NDRYSHOJNË DREJTIM/ Nga programi bërthamor te konflikti në Liban Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN NDRYSHOJNË DREJTIM/ Nga programi bërthamor te konflikti në Liban

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT