• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJEDHJA E PROKURORIT TË POSAÇËM/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvillon intervistat me kandidatët (FOTOT)
Home
Aktualitet
Kronikë

ZGJEDHJA E PROKURORIT TË POSAÇËM/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvillon intervistat me kandidatët (FOTOT)

18 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme intervistat me katër kandidatët Dorina Bejko, Dritan Prençi, Sotir Kllapi dhe Vladimir Mara, kandidatë për prokuror në Prokurorinë e Posaçme.

Në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme si dhe në zbatim të nenit 14, pika 3 të rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme intervistat me katër kandidatët Dorina Bejko, Dritan Prençi, Sotir Kllapi dhe Vladimir Mara.

Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, intervistat me kandidatët janë zhvilluar përmes platformës on-line ndërkohë që regjistrimi audio do të botohet në faqen zyrtare të Këshillit brenda 24 orëve.

Kandidatët kanë paraqitur para Këshillit një prezantim për formimin, eksperiencën profesionale dhe veprimtarinë e tyre ndër vite si dhe platformën e depozituar për vlerësim në Këshill.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar i kanë adresuar pyetje secilit kandidat, duke nxjerrë në pah aftësitë e tyre njerëzore, profesionale dhe administrative të kërkuara nga ky pozicion.

Për të siguruar një proces objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, me synim plotësimin e Prokurorisë së Posaçme, nesër ditën e martë 19.05.2020, në orën 11.00, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet në seancë plenare përmes platformës on-line, ku Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të prezantojë raportin/relacionin e vlerësimit për secilin prej 4 kandidatëve në garë.

Vlerësimi i kandidatëve nga ana e Komisionit realizohet mbi bazën e dokumentacionit që ata kanë depozituar pranë Këshillit duke marrë në shqyrtim elementët e vlerësimit të kriterit; aftësitë e treguara në hetim, përfshirë përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit dhe qasjen proaktive te hetimi; në ndjekjen penale, përfshirë formulimin e akuzës dhe përfaqësimin në gjykatë; dhe në konfiskimin e produkteve të veprës penale dhe të aseteve, sipas Kodit të Procedurës Penale ose ligjit antimafia (Kriteri 1) dhe të kriterit: vendosmëria e treguar në përballimin e vështirësive, presioneve e rreziqeve dhe integriteti i posaçëm profesional, përfshi etikën profesionale, ndershmërinë, paanësinë, sigurinë dhe konfidencialitetin e treguar nga kandidati. (Kriteri 2)

Pas miratimit nga Komisioni të shkallëve të vlerësimit për secilin kriter të parashikuar nga rregullorja, për secilin kandidat, Kryetari i Komisionit harton raportin përfundimtar dhe ia paraqet atë Kryetarit të Këshillit, i cili  thërret mbledhjen plenare dhe u vendos në dispozicion anëtarëve, raportin/relacionin e Komisionit. Këshilli bën vlerësimin përfundimtar të kandidatëve dhe renditjen e tyre sipas nenit 16 të Rregullores për Prokurorë për Prokurorinë e Posaçme. Vlerësimi dhe renditja e kandidatëve miratohet me shumicën e votave të Këshillit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË VLORË/ Gjendet i pa jetë trupi i një djali, dyshohet për të riun e denoncuar para disa ditësh
Previous article COVID-19/ Britaninë e Madhe shënon 134 të vdekur nga koronavirusi, shifra më e ulët që prej 24 marsit

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT