• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Jemi qejflinj të lindur/ Shqiptarët “arratisen” edhe për natën e Vitit të Ri
Home
Sociale

Jemi qejflinj të lindur/ Shqiptarët “arratisen” edhe për natën e Vitit të Ri

29 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Edhe pak orë na ndan nga ndërrimi i viteve dhe shumëkush e ka zgjedhur se ku do e kalojë atë.
Disa do të argëtohen, të tjerë do të shfrytëzojnë këtë moment ku njerëzit nuk kursehen për të bërë bines dhe për të marrë fitimet e munguara gjatë vitit. Por cilat janë vendet më të preferuara. Monitor ka bërë një sondazh me agjencitë turistike dhe disa prej lokaleve kryesore në kryeqytet.

Tendenca që prej disa vitesh ka nisur te shqiptarët është ajo e kalimit të natës së ndërrimit të viteve në një bar-restorant, brenda ose jashtë vendit.

Muzika live, menuja e ushqimeve festive, si dhe pijet për të bërë “Gëzuar” janë pjesë e një pakete që tundon familjet që kanë mundësi më të mira ekonomike.

Ndërsa ata që nuk kanë, vijojnë ta festojnë në shtëpi. Ashtu sikurse shtëpia mbetet alternativë e mirë edhe e personave që nuk janë të afeksionuar nga festat dhe të festuarit jashtë.

Në një bisedë me Monitor me disa nga restorantet kryesore në kryeqytet që ofrojnë evente për natën e ndërrimit të viteve, thuhet se nata festive kushton nga 7 mijë lek për person deri në 14 mijë në hotelet apo restorantet luksoze. Në pagesë përfshihen: ushqim, pije dhe shijimi i muzikës.

Sipas tyre, prenotimet këtë vit janë në të njëjtën tendencë si një vit më parë, duke marrë në konsideratë edhe faktin se një pjesë e tyre kanë udhëtuar jashtë.

Sipas agjencive turistike, destinacionet më të preferuara këtë vit kanë qenë rajoni: Budva, Dubrovniku, që shquhen për organizimin e festave gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Nga ana tjetër, preferohet shumë destinacionet e bardha. Pra, Kolashini, Mavrova etj., të cilat joshin më tepër të rinjtë, të cilët më çmime të leverdisshme preferojnë të kalojnë 2-3 ditë duke kryer edhe një aktivitet të kërkuar, si ski.

Kontigjenti i të rinjve janë ata që preferojnë atë formulën e njohur tashmë “deri në mesnatë në shtëpi, më pas në bar”. Për zgjedhje të tilla, gjatë të cilave festa në lokale kalohet kryesisht me shoqërinë, më tepër funksionon skema e pagesës së hyrjes në një club, rreth 1 mijë lek, e cila shoqërohet me një ose dy pijë falas.

Një tjetër formë prenotimi që të rinjtë kanë bërë edhe këtë vit, sipas disa clubeve në kryeqytet, është prenotimi i tavolinës, që shkon deri në 20 mijë lek.

Në natën e ndërrimit të viteve, një tjetër zgjedhje që do të bëhet është ajo që pritet të zhvillohet në sheshin Skënderbej. Aty do të mbahet një koncert ku do të performojnë këngëtarë të njohur, do të nisë 22:30 dhe qytetarët do t’i kalojnë orët e fundit të 2017-ës me një atmosferë festive./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANAIRI I LIBRIT/ Qyteti i Korçës feston fundvitin me organizimin special (FOTO)
Previous article Pesë skenaret e Partisë Demokratike kundër kryeprokurores Arta Marku dhe qeverisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT