• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AQ SHUMË EKSITOHEN SA…”/ Ylli Manjani: Një kapërcim gardhi policor, të garantojnë një mandat deputeti
Home
Politikë

“AQ SHUMË EKSITOHEN SA…”/ Ylli Manjani: Një kapërcim gardhi policor, të garantojnë një mandat deputeti

18 May, 2020 F.autor Politikë

Ish-ministri i LSI Ylli Manjani ka bërë një koment tejet ironik, mesa duket i frymëzuar nga përplasjet e aktorëve të politikës, dje për Teatrin.

Manjani thotë se një palë pranga në duar në një protestë, një grevë urie me direktivë nga lart, apo një kapërcim gardhi policor të garantojnë një mandat deputeti.

‘Ky është kriteri. Të paktën deri më sot kështu ka qenë’, shkruan Manjani por pa përmendur emra.

KOMENTI I PLOTË I MANJANIT:

I kuptoj ata që duan të promovohen në politikë, sa herë përplasen me policët.

E neveritshme është, por kështu siç është katandisur bërja e karrierës në politikë, për fat të keq bëhet i kuptueshëm protagonizmi i politikanit “hero”. Ose i medemek “qytetarit protestues” që gjendet me pranga në duar para kamerave.

Ideja është pra, që të spikatesh në sytë e udhëheqjes së partisë përkatëse, me qëllim që kjo e fundit të të bëjë deputet.

Një palë pranga në duar në një protestë, një grevë urie me direktivë nga lart, apo një kapërcim gardhi policor të garantojnë një mandat deputeti. Ky është kriteri. Të paktën deri më sot kështu ka qenë.

Normale, brenda anormales.

Por, nuk i kuptoj në asnjë rrethanë njërzit e zakonshëm, komentues apo analistë publikë, që kërkojnë me çdo kusht politikanin “hero”..!?

S’ua marr vesh fare entuziazmin kur politikani përplaset me policin?!

Aq shumë eksitohen, saqë kur ky i fundit, pra polici, rreh një qytetar të zakonshëm mezi bëhet lajm…

Ky takëm i kërkon politikanët të jenë “heronj” në opozitë dhe pastaj kur “heroi” vjen në pushtet jua fut sa krahu…

Gabimi i përhershëm që vijon të përsëritet me besnikëri…

Po mjaft more me politikanë “heronj”! Nuk u ngopët nga e futmja?!

Vendi ka nevojë për njerëz normalë e të zakonshëm.

P.S. ky argument vlen për të gjithë partitë njësoj. Jo vetëm këto kohë, por në çdo kohë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KONFIRMUA/ Enca dhe reperja e njohur shqiptare po vijnë me një bashkëpunim! (VIDEO)
Previous article SOT ËSHTË NË DITË E VEÇANTË PËR FAMILJEN GJEBREA/ Moderatori bën dedikimin emocionues (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT