• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Teatri i ri 100% me fonde publike
Home
Sociale

DETAJET E REJA/ Teatri i ri 100% me fonde publike

18 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria do të ketë një Teatër dinjitoz Kombëtar, i cili do të ndërtohet si një investim me fonde publike duke plotësuar të gjitha kërkesat teknike të artistëve për vënien në skenë të shfaqjeve në mjedise krejtësisht të transformuara. Bashkia e Tiranës sikurse ka sqaruar edhe më herët, vendimi për ta ndërtuar godinën e re me fonde publike dhe jo përmes partneritetit publik privat (PPP), vjen në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili plotëson kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale.

Ndërtimi i teatrit të ri do të financohet tërësisht nga shteti, kërkesë kjo e ardhur gjatë negociatave nga vet artistët.“Kjo ndërtesë nuk ka qenë kurrë monument kulture, madje në 2007, ata që e përdorën më shumë politikisht këto dy vite e gjysmë këtë betejë, e hoqën edhe si mundësi për ta futur ndonjëherë në listat e monumenteve të kulturës, duke e konsideruar diçka krejt të pavlerë”, ka theksuar më herët në daljet publike kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj duke nënvizuar vendosmërinë për t’i thënë “po publikes, dhe do e financojmë vetë projektin e ri”.

E konceptuar të jetë edhe si zemra kulturore e kryeqytetit dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art, projekti i godinës të Teatrit të Ri ofron një arkitekturë me dizajn modern dhe krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore. Për arritjen e konsensusit mes Bashkisë së Tiranës dhe artistëve janë zhvilluar 12 takime të hapura, por edhe qindra takime individuale komunitetin e artistëve.Teatri i ardhshëm Kombëtar i Shqipërisë do të jetë në gjendje të presë një gamë të gjerë të shfaqjeve të drejtpërdrejta, me hapësira të dedikuara për shfaqje brenda dhe jashtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SA ËSHTË RRITUR/ Bashkëshortja e Gaz Pajës pozon me djalin e tyre (FOTO)
Previous article TRAFIKOI HEROINË NË QYTETE TË MËDHA TË ITALISË/ Arrestohet në “Don Bosko” 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT