• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHEMBJA E TEATRIT/ Fadromat zunë në befasi opozitën: Basha ishte në gjumë, Monika ishte vetëm
Home
Politikë

SHEMBJA E TEATRIT/ Fadromat zunë në befasi opozitën: Basha ishte në gjumë, Monika ishte vetëm

17 May, 2020 F.autor Politikë

Aksioni i policisë dhe fadromave, që në 03:00 të mëngjesit rrethuan e më pas shembën Teatrin Eksperimental dhe Teatrin Kombëtar, zuri të papërgatitur opozitën që të enjten siguroi se do të bënte roje 24 orë në mbrojtje të godinës, ashtu si e kishte organizuar prej shumë muajsh një grup artistësh. Por në mbërritjen e fadromave Teatri ishte gati bosh.

Lulzim Basha, ashtu siç ndodhi edhe të enjten në mbrëmje në natën e parë të turnit të tij, kishte qëndruar aty deri në orën 01:00 dhe lajmi i prishjes e kapi përmes një telefonate ndërsa flinte. Brenda Teatrit kishin mbetur një grup artistësh dhe Flamur Noka, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi nga PD.

Rreth orës 3 të mëngjesit fadromat e nisën prishjen e Teatrit Eksperimental, ndërkohë që të gjithë ndodheshin brenda sallës tjetër të Teatrit Kombëtar pa marrë vesh se çfarë po ndodhte. Monika Kryemadhi u kthye pasi kishte nisur shembja e Teatrit Eksperimental. Policia më pas ka vazhduar shembjen e Teatrit Kombëtar duke e nxjerrë më parë të gjithë politikanët dhe artistët aty.

E megjithatë pavarësisht pranisë së saj, disa militantë e akuzuan Monika se kishte ulur vigjilencën, pasi u kishte bërë thirrje të gjithëve të shkonin në shtëpi sepse do të mjaftonte prania e saj për të mbrojtur Teatrin nga fadromat. Edhe shkrimtarja Flututa Açka e akuzoi publikisht se u kishte kërkuar të largoheshin. Por ndryshe nga sa siguroi Monika, ngjarjet rrodhën ndryshe. Kur gazetarët e pyetën se pse kishte larguar militantët, Kryemadhi u përgjigj e nervozuar duke akuzuar gjithë mediat. /Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E TEATRIT/ Kryemadhi: Unë për vete e kisha dezhurnin të premten. Basha: Nuk ka rëndësi kjo tani, ne jemi...
Previous article PROTESTA PËR SHEMBJEN E TEATRIT/ Idrizi paralajmëron Bashën: Opozita të bëjë sakrifica ose të ikë në shtëpi

F.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT