• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Një rrëfim i rrallë për jetën studentore të Ibrahim Rugovës (VIDEO)
Home
Dossier

Një rrëfim i rrallë për jetën studentore të Ibrahim Rugovës (VIDEO)

29 December, 2017 Ina.Autor Dossier, Rajon

Dhomën 509 të konviktit të parë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë para 50 vjetëve e ndanin katër studentë. Njëri prej tyre ishte Ibrahim Rugova. Ish-cimerët e këtij të fundit rrëfejnë detaje interesante nga jeta studentore e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Pesëdhjetë vjet më parë, në dhomën numër 509 të konviktit të parë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kishte nisur studimet Ibrahim Rugova, i cili dy dekada më pas do të shndërrohet në udhëheqësin kryesor të popullit të Kosovës në rrugën e gjatë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Në vitin 1967 Rugova kishte regjistruar në Prishtinë Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe ishte vendosur në dhomën 509 të konviktit bashkë me tre studentë tjerë: Rexhep Ismajlin, tashmë akademik, Shaban Shabanin dhe Xhemaledin Salihun, studentë nga Presheva. Në këtë dhomë shpesh hynte edhe Riza Halimi, tashmë politikan nga Presheva.

Salihu gjatë një rrëfimi për gazetën “Zëri” jep detaje nga jeta studentore e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke e vlerësuar si shqiptarin me zemër të pastër dhe studentin që thellohej në lexime edhe kur shokët e dhomës nuk ndaleshin së biseduari me zë të lartë.

Salihu thotë se në atë kohë në Qendrën Studentore të Prishtinës ishte vetëm një konvikt, ndërsa në dhoma ishin nga dy shtretër, ku flinin katër studentë.

Ibrahim Rugova i konvikteve, rrëfimi nga cimerët

Ibrahim Rugova i konvikteve, rrëfimi nga cimerëtMësojeni se në cilën dhomë banonte Rugova dhe kush ishin cimerët e tij

Posted by Zeri on Thursday, December 28, 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Derbi i Mançesterit për Umtitin, Barcelona bëhet nervoze me klauzolën e tij
Previous article Në zgjedhje më 4 mars, Presidenti italian shpërbën Parlamentin. Ç’tregojnë sondazhet

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT