Aktori i PD Neritan Liçaj është ulur në sheshin përballë Teatrit Kombëtar.
Me një cigare në gojë, Liçaj me zërin e ngjirur nuk ka pranuar që të jepte një prononcim për gazetarët.
“Jo sot ju lutem. Se nuk kam fuqi dhe as dëshirë. Jo sot ju lutem,”-është shprehur ai ndërsa përlotej i ulur këmbëkryq dhe i zverdhur në fytyrë.
Ai eshte liruar nga komisariati, ku ndodhej aty që prej orëve të para të mëngjesit.
Mësohet se Liçajt ju vunë prangat, pasi tentoi të çante kordonin e bluve.


