Kryeministri Edi Rama nuk ka zgjedhur t’i përgjigjet sulmeve politike apo akuzave të shumta për shembjen e godinë së Teatrit Kombëtarë në orët e mbrëmjes së ditës së sotme.
Ai ka publikuar pamjet e anës tjetër, larg vendit ku po shembet Teatri, duke paraqitur filmime të shesheve dhe rrugëve të Tiranës ku luajnë prindërit me fëmijët e tyre.
Ndërkohë që situata mbetet e tensionuar para Ministrisë së Brendshme, kryeministri ka zgjedhur të mos u përgjigjet me deklarata, por vetëm me një videon “E diela në Tiranë”.
Në orët e para të mëngjesit, kryeministri postoi një video tjetër, ku vinte në pah projektet që ka realizuar qeveria dhe ato që janë kundërshtuar nga opozita.
Pamjet e publikuara ne dukje janë të montuara dhe nuk dihet nëse janë të ditës së sotme apo jo, pasi ato janë filmuar dhe përgatitur nga vetë Kryeministria./ Panorama.al


