• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DY PUNONJËS POLICIE JANË LËNDUAR”/ Policia e Shtetit tjetër deklaratë: Shprehim keqardhje për akuzat në lidhje me…
Home
Sociale

“DY PUNONJËS POLICIE JANË LËNDUAR”/ Policia e Shtetit tjetër deklaratë: Shprehim keqardhje për akuzat në lidhje me…

17 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Policia e Shtetit reagon sërish në lidhje me protestën për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke theksuar se dy punonjës policie janë lënduar.

“Nga kundërshtimi me forcë i tyre ndaj kērkesës së Policisë për t’u larguar, janë goditur dhe lënduar me sende të forta dy punonjës policie, të cilët po marrim ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën”, sqaron deklarata.

Policia mohon që të jetë ushtruar dhunë nga forcat e saj.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT:

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për dizinformimin e bërë përmes mediave të pranishme, nga një sërë individësh lidhur me operacionin e zbrazjes së godinës së Teatrit Kombëtar nga njerëzit, për të garantuar procesin e prishjes së asaj godine, sipas kërkesës së autoriteteve vendore të Bashkisē Tiranë.

Policia e Shtetit garanton opinionin publik, me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale se çdo akuzë e përfaqësuesve të partive politike apo individëve të tjerë, për gjoja ushtrim dhune apo armatim në trupat e përfshira në operacion. Këto janë të pavërteta fund e krye dhe e vërteta është se forcat operacionale të Policisë kanë bërë detyrën në kushte tejet të vështira, si rezultat i mungesēs së plotë të mirëkuptimit nga ana e të grumbulluarve në territorin e Teatrit Kombëtar.

Nga kundërshtimi me forcë i tyre ndaj kērkesës së Policisë për t’u larguar, janë goditur dhe lënduar me sende të forta dy punonjës policie, të cilët po marrim ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë janë shoqëruar sipas ligjit dhe u janë marrë deklarime 37 personave, në përputhje të plotë me procedurën përkatëse. Asnjë prej të shoqëruarve, nuk është shoqëruar si gazetar në detyrë. Gazetari A. Lela është shoqëruar pas thyerjes së paligjshme të kordonit të Policisë dhe i është marrë deklarimi si gjithē të tjerēve.

Policia e Shtetit u bën apel organizatorëve dhe individëve që vijojnë të thyejnë ligjin, duke shkelur të gjitha parashikimet e Aktit Narmativ dhe duke vazhduar provokimet ndaj forcave të rendit që po kryejnë detyrën, tê mos vënë në rrezik shëndetin e punonjësve të policisë dhe as shëndetin e tyre, familjarēve të tyre dhe më gjerë, duke krijuar një vatër me potencial të lartē infeksioni nga Covid-19.

Policia e Shtetit u rikujton të gjithëve se Tirana ështē ende një Zonë e Kuqe në hartën epidemiologjike të vendit dhe gjithë sa më lart, kërcënon seriozisht një valē të re infeksioni në kryeqytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNUAN TË MITURIN NË TIRANË/ Regjistrohet kallëzimi penal, SHÇBA fillon hetim ndaj policëve
Previous article PAMJET/ Tensionohet situata tek Teatri, protestuesit përplasen me policinë (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT