Adi Krasta thotë se Shqipërisë sot i duhet një Lidhje e re e Prizrenit, pasi sipas tij, mafia ka kapur shtetin.
“Segmente shumë të fuqishme të mafias kanë dhënë kaparin e tyre në atë që do të do të jetë lagjia e dyqaneve të pasura.
Këtu po zhvillohet një gjë e madhe e shkatërrimit të themeleve të Tiranës, jemi të gjithë si njerëz jemi vënë në prove.
Prishja e ndërtestës është infinit. Dhe zgjedhja që ta bësh të shtunën në darkë, është metodë kopileske.
Eshtë e paramenduar kjo. Eshte menduar që të gjithë gjerat që të kete sa më pak reaksion popullor. Dita e dielë. Njerëzit të mbyllur nuk dalin dot në shesh”, tha ai.
Krasta tha se Ramën e mban në këmbë PS që sot është një parti terroriste.
“Një grupim i cili ka ekzekuitivin e këtij vendi që të mos dalin nga kllapat ku janë futur minimalisht për të thenë atë që po ndodh.
Eshtë e pamundur, kjo që po nodh ka një dimension biblik”. Nuk duhet të biem në kurthin e emocionalitetit.
Sot komisioni për sigurinë e parlamentit, pavarsisht se sa i bllokuar është, duhet t’i bëjë një seancë degjimi ministrit të Brendshëm i cili ka organizuar një operacion ushtarak me brutalitet shumë të lartë.
Të marrët nuk duhet të marrin pushtet në Shqipëri.
Duhet një Lidhje Prizëreni. Ky vend duhet të shpëtohet nga autoshkatërrimi.
Sot Shqipëria e keqe e ka mundur Shqipërinë e mire”, tha Krasta.
(TemA)


