• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Në zgjedhje më 4 mars, Presidenti italian shpërbën Parlamentin. Ç’tregojnë sondazhet
Home
Europë

Në zgjedhje më 4 mars, Presidenti italian shpërbën Parlamentin. Ç’tregojnë sondazhet

29 December, 2017 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Presidenti italian, Sergio Mattarella, shpërndau Parlamentin të enjten duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve kombëtare më 4 mars. Rezultati mund të jetë një parlament i varur (pa fitues) dhe një periudhë e turbullt politike.

Kreu i shtetit në Itali nënshkroi një dekret duke i dhënë fund sesioneve legjislative në të dyja dhomat e Parlamentit, sipas një deklarate me e-mail nga zyra e Mattarellas. Në një takim më vonë, qeveria e Kryeministrit Paolo Gentiloni caktoi datën e zgjedhjeve. Të enjten, Gentiloni e hodhi poshtë rrezikun e turbullirave politike në Itali.

“Ne nuk duhet të dramatizojmë çështjen e paqëndrueshmërisë politike, e cila sigurisht që është një çështje, por më tepër sesa të shqetësohemi për këtë, duhet ta trajtojmë me bindjen se jemi shumë të vaksinuar ndaj saj”, tha Gentiloni.

Ndryshimi i shpeshtë i qeverisë, sipas tij, nuk është një fenomen i kohëve të fundit dhe nuk e ka ndalur rritjen e Italisë. Italia, e cila ka ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë, rrezikon një parlament të varur pas votimit.

Sondazhet e opinionit tregojnë se lëvizja anti-BE, Pesë Yjet, e cila kërkon një referendum për braktisjen e euros nëse traktatet e Bashkimit Europian nuk rinegocionohen, udhëheq ndaj Partisë Demokratike të Gentilonit dhe grupet në një koalicion të mundshëm të qendrës së djathtë, që do të përfshinte “Forza Italia” të ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi.

Por as Pesë Yjet, as demokratët e kryesuar nga ish-Kryeministri Matteo Renzi, dhe as blloku i qendrës së djathtë, nuk do të fitonin shumicën parlamentare, sipas sondazheve. Po sipas rezultateve të këtyre sondazheve, një koalicion i madh i mundshëm mes Demokratëve dhe “Forza Italia”, nuk do ta kishte shumicën.

Lëvizja Pesë Yjet dëshiron që Presidenti Mattarella, detyra e të cilit është të emërojë një kryeministër, t’i japë atyre një mandat për të formuar një qeveri, e cila do të ishte e 65-ta e Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo, gjithnjë nëse vërtetohen parashikimet e sondazheve që kjo lëvizje politike do të marrë më shumë vota sesa partitë e tjera në Itali.

Megjithatë, Lëvizja Pesë Yjet e ka përjashtuar krijimin e një koalicioni, duke thënë se në vend të tij, do të kërkonte mbështetje të jashtme për politikat e saj nga të gjitha forcat politike.

Presidenti Mattarella nuk ka asnjë detyrim t’i japë një mandat udhëheqësit të partisë që del në krye, sipas deklaratës së një zyrtari shtetëror për “Bloomberg”, i cili nuk pranoi të emërtohej. Presidenti, së pari, mund të kërkojë të përcaktojë nëse partitë mund të bien dakord për një koalicion me vende të mjaftueshme për të qeverisur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një rrëfim i rrallë për jetën studentore të Ibrahim Rugovës (VIDEO)
Previous article Mario Mandzukic dhe Edin Dzeko kanë refuzuar oferta shumë të majme nga Kina

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia Botë

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT