• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Trump i vendosur: Vendi do të hapet me apo pa vaksinë
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Trump i vendosur: Vendi do të hapet me apo pa vaksinë

16 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan që të ketë qindra miliona doza vaksinash për koronavirusin në dispozicion deri në janar 2021.

“Quhet Operacioni ‘Warp Speed’, që do të thotë i madh dhe i shpejtë”, tha Presidenti Trump.

Shumë ekspertë të shëndetit publik e pranojnë se është një afat ambicioz. Por ata thonë se mund të jetë e mundur të kesh një vaksinë për përdorim urgjent në grupe me rrezikshmëri të lartë, si punonjës të shëndetësisë dhe të moshuarit.

“Nëse çdo gjë shkon për mrekulli. Për popullsine e përgjithshme, ende mendohet të jetë një periudhë 18 mujore, nëse çdo gjë shkon në rregull”, thotë Anand Parekh i Qendrës për Politika Dypartiake.

Me zgjedhjet në nëntor, zoti Trump po i kushton vëmendje rihapjes së vendit dhe ekonomisë.

“Me vaksinë ose pa vaksinë ne po fillojmë procesin. Dhe në shumë raste, nuk ka vaksina dhe nëse të zë një virus ose grip, e kalon”.

Zoti Trump ka shprehur mbështetje për protestuesit që duan që shtetet të anulojnë urdhrat për të ndenjur në shtëpi dhe të rihapen ekonomitë, megjithëse shumë prej tyre nuk i plotësojnë kushtet ta bëjnë një gjë të tillë.

Disa prej tyre janë shtete që votuan për zotin Trump në vitin 2016. Analistët thonë se mbështetja e zotit Trump për protestuesit mund ta dëmtojë atë politikisht nëse shtetet që rihapen para kohe shohin një rritje të rasteve të koronavirusit.

“Është rrezik i madh. Dhe me atë që po shohim me rastet që po shfaqen në zona rurale dhe zona ku zoti Trump ka mbështetje, duket se është një hap që mund të kthehet kundër tij”, thotë Norman Ornstein, i Institutit “American Enterprise”.

Këtë javë zoti Trump njoftoi gjithashtu plane për të siguruar sasi të mjaftueshme të paisjeve mjekësore dhe të emetgjencës.

“Në vend të sasive për 1 deri në 3 javë, dhe ne kishim më pak se aqm qeveria amerikane do të mbledhë sasi për tre muaj, shumica prodhuar në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Në javët e para të pandemisë, administrata u kritikua nga disa për mungesën e paisjeve mbrojtëse personale.

“Është vërtet e rëndësishme që të bëjmë të pamundurën për t’u përgatitur për një valë pandemie në vjeshtë apo dimër. Ka gjasa të kemi si gripin edhe COVID-19 njëkohësisht”, thotë zoti Parekh.

Administrata ka në plan të rrisë prodhimin e këtyre paisjeve mjekësore për të reduktuar varësinë tek kompanitë e huaja dhe të krijojë vende pune brenda vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË TË PREKURIT NGA PANDEMI/ Psikologët: Nga 30 deri në 35 vjeç po shfaqin probleme më së shumti
Previous article KORONAVIRUSI/ ISHP: Lehtësimi i masave shtoi rastet pozitive me Covid-19

s.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT