Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e kaloi natën e djeshme në Teatrin Kombëtar së bashku me aktorët dhe qytetarët, për t’u siguruar që godina nuk do të shembet.
Kryemadhi mbaroi “turnin” ditën e sotme, ndërsa para kamerave tha se do në mbrëmje punonjësit e bashkisë po prisnin që mbrojtësit e teatrit të latgoheshin, në mënyrë që të nisnin shembjen e godinës.
Ajo shprehet se askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje të veprojë si skuth në mënyrë të fshehtë, pasi aktorët dhe opozita do të jenë aty çdo ditë, duke kërkuar që teatri të mos shembet.
“Planet e djeshme për shembjen nuk u realizuan. Kjo qëndresë është më e pakta për të ndejtur syhapur ndaj dhunimit të kësaj godine.
Kjo qëndresë do të jetë e përnatshme që asnjërit të mos i shkojë në mendje si skutha të vazhdojnë të bëjnë gjëra të fshehta si vendimin që e falsifikuan në një mbledhje që nuk ka ndodhur.
I zgjatëm jetën teatrit edhe 2 netë të tjera. SPAK dhe drejtësia të vendosë para përgjegjësisë ata njerëz që nëpërmjet manipulimit duan prishjen e teatrit.
Shqiptarët sot e ndiejnë çdo ditë e më shumë varfërinë në xhepat e tyre. Mjafton të merremi me studentët e rretheve dhe paratë e tyre që kanë humbur nga qeratë. Janë mbi 20 e ca mijë studentë që kanë këtë kosto. Mbrëmë ishte natë e qetë, pa probleme.
Nuk kanë tentuar të ndërhyjnë, punonjësit e bashkisë kanë qenë në gatishmëri pasi lëviznin rreth sheshit. Rreth orës 04:30-05:00 që e kuptuan që asnjë nga ne nuk do të lëvizte ata u larguan.
Nuk do të jemi vetëm ne dhe PD, por kishte dhe nga shoqëria civile, dhe shumë artistë të tjerë. Do të jetë e organizuar me të gjitha grupet dhe shoqatat, si dhe qytetarët. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë grupin e punës, që kanë bërë një axhendë të strategjisë mbrojtëse.
Kauza e Unazës së Re nuk dështoi. Bashkia e Tiranës njollosën me kryqin nazist që mbahet mend, 960 godina. Sot janë prishur vetëm 16 godina që kanë marrë dëmshpërblimin dhe disa godina të pjesshme që kanë të bëjnë me zgjerimin e rrugëve. Disa familje që kanë qenë të palegalizuara kjanë në çështje gjyqësore”, tha ndër të tjera Kryemadhi.


