• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Rrëfimi i ish-Miss Albania, Gentiana Ramadani: Bashkëshorti më propozoi me letër
Home
Showbiz

Rrëfimi i ish-Miss Albania, Gentiana Ramadani: Bashkëshorti më propozoi me letër

29 December, 2017 g.autor Lifestyle, Showbiz

Ajo nuk i kishte qejf unazat.

Ai, fjalët kishte dhe ka pikën më të fortë. Ndaj propozimi i duhur i martesës ishte një letër në kutinë e unazës.

Ish-Miss Albania 2000, shkodrania që ka studiuar Gazetari e më pas Shkenca Sociale, Gentiana Ramadani ka treguar sot historinë e dashurisë me gazetarin e njohur, Edi Lesi.

Ajo u shpall Miss 17 vite më parë, ndërsa ishte studente Gazetarie. Shumë shpejt do të niste punë në redaksi, ku nuk arrinte të pranonte që duhej të bënte dhe të shkruante çfarë i kërkonin shefat. Për këtë arsye kishte nisur të kishte mosmarrëveshje, me gazetarin me përvojë, Edi Lesi.

Megjithatë duke u grindur ata nisën të njiheshin e të dashuroheshin.

“Unë isha një gazetare në tentativë, studente.

Edit nuk i pëlqente asgjë nga ato që bëja unë atje, nuk i pëlqente shpirti im i kundërshtimit. Megjithatë ne u dashuruam.

Unë them gjithmonë që “zgjodha njeriun”. Ai ishte dhe është një njeri fantastik, është një baba shumë i mirë, është shoku im, unë jam shumë e lirshme kur flas me të, kjo është arsyeja që marrëdhënia jonë në distancë funksionon“, ka thënë Genta.

Ajo jeton prej katër vitesh në Vienë ku po kryen studimet e Doktoraturës, ndërsa Edi vazhdon punën në media në Tiranë. Për asnjë çast ai nuk i tha Gentës të mos shkonte, edhe pse mund ta ketë menduar. “Ne e dimë mirë çfarë do njëri dhe çfarë do tjetri dhe nuk i shkelim kurrë këto. As unë nuk mund t’i kërkoja Edit të linte gjithçka këtu e të vinte me mua dhe as ai nuk mund të më kërkonte të qëndroja kur më doli mundësia për t’u larguar. Ne nuk do ishim të lumtur si çift, nëse nuk do ishim individualisht të lumtur”.

Megjithatë Genta theksoi që kjo situatë është e përkohshme, sepse kjo largësi nuk mund të jetë e shëndetshme për një kohë të gjatë.

Kur vajza e tyre e madhe, Geda të hyjë në universitet në Vienë dhe vajza e vogël në shkollë të mesme, çifti do të bashkohet ose në Tiranë, ose në Vienë. Koha do e tregojë.

Ndërkaq, Edi edhe pse nuk i pëlqen kamerat, pranoi të shfaqej në një mënyrë në ekran për t’i bërë një surprizë Gentës. Zgjodhi fjalët e tij.

“Me ato ma merr mendjen dhe zemrën. Edhe propozimi kështu ka qenë. Në një copë letër. E kishte vendosur brenda kutisë së unazës duke qenë që mua nuk më pëlqenin unazat. Kur e pashë u tremba, i thashë “po ti e di që unë nuk i kam qejf këto“.

Dhe ai më tha ta hapja më parë kutinë. Aty gjeta këtë letrën, të shkruar aq bukur, ku më linte të kuptoja që kur “ta ndiesh ti, jam gati të sjell dhe pjesën që mungon“. Kështu ka qenë propozimi.

Më i bukuri që një vajzë që nuk ka qejf unazat, por pëlqen fjalën e shkruar bukur, mund të marrë! Nga një prej më të zotëve që mund t’ia bënte këtë lloj propozimi!/rclass

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meshë shqip në Bazilikën e Uashingtonit
Previous article Mustafi, më i lumtur me fitoren sesa golin ndaj Crystal Palace (Foto)

g.autor

Postime të ngjashme

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother Gossip

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT