• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHËNOHEN 5 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË BERAT/ Mes të infektuarve një infermiere e Kirurgjisë, priten 60 testime për stafin
Home
Sociale

SHËNOHEN 5 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË BERAT/ Mes të infektuarve një infermiere e Kirurgjisë, priten 60 testime për stafin

15 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Regjistrohen 5 raste të reja me Covid-19 në Berat. Mes tyre është edhe një infermiere e Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Berat.

Të gjithë të prekurit rezultojnë të jenë familjarët e punonjëses së bashkisë Berat E.D, që rezultoi dje “pozitive” me koronavirus.

Infektimi i infermieres në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit ka vënë në alarm gjithë spitalin, ku pritet që sot të kryhen rreth 60 testime në të gjithë stafin (mjekë, infermierë e sanitarë) që kanë qënë çdo ditë në punë e në kontakt të vazhdueshëm me infermieren e prekur nga Covid-19.

Pas mbërritjes mëngjesin e sotëm të 42 testeve të kryera dje nga Drejtoria e Shëndetit Publik Berat,5 prej tyre rezultuan sot “pozitivë” dhe ata janë të gjithë familjarët e punonjëses së bashkisë E.D. Të prekur nga Covid-19 kanë rezultuar 2 prindërit e saj,motra,vëllai dhe vajza 2-vjeçe,ndërkohë që bashkëshorti ka rezultuar “negativ”. Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat ka kryer dje 42 “tampone”,14 i përkisnin familjarëve të punonjës së bashkisë dhe 28 ishin punonjës në bashkinë e Beratit dhe persona kontakti me të. Nga këto testime të kryera askush prej punonjësve të bashkisë nuk ka rezultuar “pozitiv”, përveç 5 familjarëve të saj.

Të gjithë personat që kanë rezultuar “pozitivë” me Covid-19 në Berat janë karantinuar në banesat e tyre,ndërkohë që në bashkinë e Beratit,pas dezinfektimit të saj dhe mbërritjes së të gjitha rezultateve negative të punonjësve,puna vijon normalisht,duke respektuar masat e sigurisë.
Rastet e regjistruara sot e çojnë në 10 numrin e personave të prekur nga Covid-19 në Berat në dhe kjo rrezikon kthimin e qytetit nga “zonë e gjelbër” në “zonë të kuqe”.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AROMË DASHURIE"/ Kastro Zizo pozon për herë të parë me të birin e porsalindur (FOTO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Rritet numri i të infektuarve në Krujë, konfirmohet një rast i ri me covid-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT