• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRO PRISHJES SË TEATRIT/ Regjisori Altin Basha: Tregon arsyet, i rikujton PD-së Piramidën
Home
Sociale

PRO PRISHJES SË TEATRIT/ Regjisori Altin Basha: Tregon arsyet, i rikujton PD-së Piramidën

14 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Regjisori, Altin Basha në një intervistë për ‘Ilva Now’, është shprehur se Shqipëria ka nevojë për një Teatër të ri Kombëtar, që do të jetë i pari, pasi ai që ekziston sot është emëruar i tillë, por nuk ka qenë parashikuar që të funksionojë si teatër. Idenë e ndërtimit të teatrit me para të buxhetit të shtetit, sipas regjisorit të njohur është ideja më e mirë e mundshme. “Ideja për ta ndërtuar me para publike është ideja më ë e mirë e mundshme, duhet të ketë entuziazëm pasi do t’u shërbejë qytetarëve. Ai teatër e ka humbur funksionalitetin e tij 20 vjet pasi është ndërtuar. Nuk ka qenë i projektuar për teatër, është adoptuar për teatër. Aktualisht nuk mund të quhet një teatër, e ka humbur krejtësisht funksionalitetin”, u shpreh z. Basha.

Sipas tij pjesa dërrmuese e artistëve e mbështesin idenë e ndërtimit të një teatri të ri, ndërsa solli në kujtesë dhe rastet kur vende të tjera kanë shembur teatrin kombëtar. “Po u jap dy shembuj, Hungaria e ka shembur tre herë teatrin kombëtar. Njëherë e ka shembur për të ndërtuar hyrjen e metrosë së Budapestit. Suedia e ka shembur, ka pasur një teatër prej druri. Nuk shoh ndonjë gjë dramatike në shembjen e asaj ndërtesë dhe ndërtimin e një teatri. Do të ishte dramatike nëse aty nuk do të ndërtohej teatër. Për sa kohë marrim më shumë salla dhe teknologji”, deklaroi regjisori. Z. Basha duke folur për projektin e Teatrit të ri Kombëtar tha se do të jenë tri salla me një kapacitet prej 1 mijë spektatorë, ndërsa vetëm investimi në teknologji do të arrijë në 10 milionë euro. “Ka tri salla të mbyllura, një sallë të hapur një ka kapacitet 650, një 350 dhe 150 dhe do të përdoret një teknologji nga më të përparuarat në rajon. Është marrë për model teatri kombëtar bullgar dhe ai i Maqedonisë së Veriut. Ka një kosto shumë të madhe, 10 milionë euro vetëm në teknologji. Do të jetë një teatër jo vetëm në parametra ndërkombëtarë por një teatër jashtëzakonisht funksional. Jemi në prag të një zhvillimi shumë të rëndësishëm kulturor në këtë vend. Produkti do të jetë teatri i ri i Shqipërisë”, tha ai.

Regjisori thotë se ka një acarim artificial për këtë çështje nga ndërhyrja e politikës, duke thënë se po ndikojnë disa militantë dhe funksionarë të opozitës. Ai kujtoi se, PD gjatë kohës kur ishte në pushtet, nuk investoi për rikonstruksionin e teatrit, por shndërroi Piramidën në teatër. “Pjesa politike është padyshim pjesa ku nuk do të doja të hyja sepse nëse do të duhet të futem në pjesën politike do të doja t’i kujtoja të gjithë atyre që kundërshtojnë teatrin, kanë qenë në pushtet dhe kanë pasur mundësi që ti shpenzojnë ato para që kanë shpenzuar tek Piramida dhe mund t’i shpenzonin për rikonstruksionin e Teatrit, por ndërtuan një teatër që nuk funksionoi asnjë ditë, e nxorrën nga lista e mbrojtjes së monumenteve të kulturës.”, përfundoi z. Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORARI DHE HAPJA E LOKALEVE/ Rama flet për masat dhe paralajmëron qytetarët
Previous article SOT 18 RASTE ME COVIDIN-19/ Tomini: Nuk kemi dalë ende nga pandemia, jemi drejt fundit të saj

s.autor

Postime të ngjashme

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të… Aktualitet

ZBULOHEN TË TJERA DETAJE NGA ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Enea Zyferi punonte si kamarier në lokalin e rrëmbyesit, dyshohet se e ndihmoi të…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT