• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEZIFEKTANT NË ÇDO BANKE SHKOLLE/ Shahini publikon masat për mirëpritjen e maturantëve më 18 Maj
Home
Sociale

DEZIFEKTANT NË ÇDO BANKE SHKOLLE/ Shahini publikon masat për mirëpritjen e maturantëve më 18 Maj

14 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Dezinfekim i shkollave, postera dhe sinjale orientuese janë disa nga masat që janë marrë nga ministria e Arsimit në prag të rinisjes së shkollave për maturantet, në datën 18 maj.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar disa momente nga masat e ndërmarra deri tani dhe punës përgatitore që po bëhet në shkollat.

Në fotot e publikuara nga ministrja e Arsimit, duken se në çdo bankë ka dezifektant për duart, ndërsa janë vendosur edhe pikat që do të ruajnë distancimin social.

“Vijon puna përgatitore në shkolla për masat që sigurojnë distancimin fizik mes nxënësve. Gjatë gjithë këtyre ditëve janë vendosur postera dhe sinjale të tjera orientuese, si dhe është kryer dezinfektimi i shkollave për të qenë gati të mirëpresim maturantët më datë 18 maj” – shkruan në rrjetin e saj social Ministrja Shahini.

Hapje e pjesshme e shkollave nga 18 maji deri ne 5 qershor

Mes datave 18 maj – 5 qershor, 2020 do të ketë një hapje të pjesshme vetëm për maturantët. Gjatë kësaj kohe, ata do të zhvillojnë lëndët që janë provime ku përsëriten temat që u përkasin provimeve kombëtare sipas programit orientues, pa përfshirë pjesën e programit për temat që janë marrë gjatë mësimit në kushte të shtëpisë.

Kjo hapje, e shtrirë në rreth 500 shkolla në mbarë vendin dhe për afro 31 mijë maturantë, do të bëhet duke ndjekur rregulla strikte të distancimit social dhe sigurimit e mbajtjes së higjienës në shkollë. Ndërkohë, në çdo shkollë do të ketë postera për distancimin social, rregullat, higjienizimin dhe kujdesin që duhet treguar gjatë qëndrimit në shkollë.

Nxënësit dhe stafi mësimor do të ndjekin protokolle strikte për hyrje-daljet në ambientet e shkollës, lëvizjet në mjediset e brendshme të shkollës dhe respektimin e distancimin social dhe fizik mes nxënësve dhe mësuesve gjatë zhvillimit të mësimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO PËRGATITEN PËR RIFILLIMIN E KAMPIONATIT/ Klubi i madh europian konfirmon 8 raste me Koronavirus
Previous article DEL NGA SPITALI PAS 49 DITËSH/ Deputeti Alimadhi: Ju tregoj momentet më të vështirë, si më kthyen mjekët në jetë

Delo.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT