• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITJA E PALIGJSHËRISË/ “Shqiponjat” arrestojnë trafikantin e drogës në Tiranë, në pranga edhe 5 persona të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITJA E PALIGJSHËRISË/ “Shqiponjat” arrestojnë trafikantin e drogës në Tiranë, në pranga edhe 5 persona të tjerë

14 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, dy arrestuar një trafikant dhe proceduar bashkëpunëtorin e tij.

Gjithashtu, në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, si drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe mashtrim.

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, goditën një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. N., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi ka kundërshtuar forcat e Policisë për t’i ushtruar kontroll fizik. Këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi J. T., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë shtetasit B. G., 61 vjeç, A. Z., 44 vjeç dhe I. D., 62 vjeç, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit T. H., 25 vjeç dhe B. P., 47, të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO EROTIKE ME MODELEN BRAZILIANE/ Shantazhohet ylli argjentinas. Ja çfarë i kërkojnë… (FOTO)
Previous article TRE AKSIDENTE SOT NË ELBASAN/ Bilanci i furgonit të djeshëm në Gramsh shkoi në 6 të plagosur

Delo.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT