• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË FUNDJAVË PUNOHET MË PAK”/ Mjeku shqiptar shpjegon pse suedezët vdesin në mesjavë
Home
Sociale

“NË FUNDJAVË PUNOHET MË PAK”/ Mjeku shqiptar shpjegon pse suedezët vdesin në mesjavë

14 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

ë një intervistë për “ABC-ja e mëngjesit”  mjeku shqiptar në Suedi, Refet Nura foli për situatën e koronavirusit në këtë shtet. Suedia gjatë pandemisë ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen për shkak të mënyrës që zgjodhi për t’u përballur me Covid-19.

Pavarësisht se është kritikuar nga shtetet e tjera, mjeku tha se shumica e suedezëve janë të kënaqur me mënyrën e menaxhimit që ka bërë qeveria.

“Ndoshta është në interes, dikur 12% partitë që udhëheqin pushtetin kanë pasur një rritjet përkrahjes. Shumica janë të kënaqur me menaxhimin e situatës. Këta janë pak a shumë të përgatitur se kjo pandemi mund të zgjasë më gjatë”, u shpreh ai.

Mjeku iu përgjigj po ashtu edhe pyetjes së Enkel Demit se përse suedezët vdesin në mesjavë. Një pyetje e tillë vjen pasi nga të dhënat e fundit të martën në Suedi janë raportuar 147 vdekje. Ndërkohë mjeku sqaroi se shifra nuk janë ditore, që do të thotë se tek ky numër futen edhe viktima që janë regjistruar në ditë të tjera të javës.

“Riformatimi i statistikave bëhet kryesisht të martën dhe të mërkurën. Sepse në fundjavë punohet me intensitet më të vogël. Të dhënat vijnë pak me vonesë, vijnë të hënën ose të martën derisa të riformatohen dhe atëherë dalin. Ka një tendencë të martën dhe të mërkurën që ka një rritje, por nuk ka. Nuk është numër ditor. Nëse shikoni lakoren të shtunën dhe të dielën ka më pak”, sqaroi mjeku.

Më tej ai shtoi se ka pasur edhe pacientë shqiptarë. Ndërsa nëse ka shqiptarë që kanë humbur jetën në Suedi, Nura tha se nuk mund ta konfirmonte një gjë të tillë.

“Kam pasur edhe pacientë të komunitetit tonë. Fatmirësisht ka shkuar pa pasoja. Nëse ka bashkëkombas tonë që kanë vdekur këtë nuk e di dhe nuk mund ta konfirmoj. Në Stokhol ku u përhap viroza ka një dyndje më të madhe të popullsisë. Por komunitetet më të goditura këtu në Suedi janë nga shtetet e Afrikës, për shkak se edhe stili i jetesës është ndryshe, banojnë më shumë persona në shtëpi. Kjo ka bërë që përhapja të jetë më e madhe tek ta.”-  u shpreh ai.

Mjeku u ndal edhe tek lajmi se Suedia ka nevojë për 10 mijë infermierë. Sipas tij është e vërtetë që ka nevojë, mirëpo nuk kishte dijeni për shifrën e dhënë.

“Shumë informata për Suedinë i marr nga Kosova dhe Shqipëria për çudi. Unë nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë. Flitet që ka mungesë, në këtë kohë ka një mungesë pak më të madhe. Ka personel që janë infektuar dhe ata duhen të rrinë në shtëpi. Për këtë është rritur nevoja për personel shëndetësor. Nuk e kam dëgjuar këtë shifër. Gjithsesi ka nevojë”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË DO TË NDODHË ME TEATRIN KOMBËTAR? Ja procedurat deri tek shembja në verë
Previous article VRAU VAJZËN DHE DHËNDRIN NË DITËN E VITIT TË RI/ Gjykata jep vendimin e papritur për shqiptarin

Delo.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT