• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LOBIMI RUS”/ Apeli merr vendimin në Dhomën e Këshillimit, flet avokati i Bashës: Nuk ka prova të reja, do të shqyrtohet dokumentacioni
Home
Politikë

“LOBIMI RUS”/ Apeli merr vendimin në Dhomën e Këshillimit, flet avokati i Bashës: Nuk ka prova të reja, do të shqyrtohet dokumentacioni

14 May, 2020 Delo.autor Politikë

Gjykata e Apelit të Tiranës do e shqyrtojë në dhomë këshillimi ankimimin e Prokurorisë për  kreun demokrat Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD, në lidhje me skandalin e 675 mijë dollarëve lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Avokati i Lulzim Bashës, Eduard Halimi deklaroi pas seancës se Gjykata e apelit i kishte pyetur nëse do të kishte prova të reja, por nuk ka patur.

Vendimi do të merret brenda 15 ditëve, vetëm duke shqyrtuar dokumentacionin dhe pa patur një debat gjyqësor.

“Çështjet duhet të shqyrtohen brenda 15 ditëve. Në rast se nga shqyrtimi i dosjes ka prova të reja, Gjykata mund të marrë një vendim të ndryshëm.

Gjykata do të marrë një vendim vetëm duke shqyrtuar dokumentacionin.

Në Gjykatën e apelit nuk ka nevojë të bëhet një debat gjyqësor. Është shtyrë shumë herë, kjo është seanca e pestë.
U pyetëm vetëm në se ka rpova të reja, por nuk kishte prova. Palet thane se nuk kane”, ka thënë Eduard Halimi.

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.

Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, lidhur me lobimin në SHBA, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Me një vendim të tillë, prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte, tani pritet vendimi nëse do të rihapet dosja apo do të lihet në fuqi vendimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DEBATEVE PËR REFORMËN ZGJEDHORE/ Grupi Demokrat shkarkon Rudina Hajdarin si kryetare, ja kush e zëvendëson
Previous article "ËSHTË QARKU MË PAK I PREKUR NGA PANDEMIA"/ Beqaj i përgjigjet akuzave: Kam fatin e madh që jam deputet i Dibrës

Delo.autor

Postime të ngjashme

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin Politikë

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT