• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Rekord tragjik në Brazil, 887 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Rekord tragjik në Brazil, 887 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

13 May, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazili ka shënuar mbi 880 viktima brenda ditës nga koronavirusi i ri. Presidenti i vendit vazhdon t’i nënvlerësojë pasojat e sëmundjes, duke e quajtur atë një lloj gripi. Vendet e tjera latine por edhe Meksika raportojnë bilance të rënduara të pandemisë.

Brazili është kthyer në epiqendrën e pandemisë në Amerikën Latine, më një bilanc viktimash që po rivalizon shtetet më të goditura të botës.

Autoritetet raportuan se 881 persona nuk i mbijetuan dot komplikacioneve nga koronavirusi, duke e çuar mbi 12 mijë totalin e jetëve të humbura e duke u bërë të martën i dyti shtet në botë pas SHBA-së me një bilanc kaq tragjik në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 180 mijë, çka e rendit Brazilin ndër të parët në hartën globale.

Ekspertët thonë se duke pasur parasysh popullsinë mbi 200 milionë banorë, numri i bartësve të koronavirusit duhet të shumëfishohet në javët që vijnë.

Ndërsa infeksioni përhapet dhe rajonet e Brazilit mbajnë në fuqi masat kufizuese, presidenti i vendit, Zhair Bolsonaro, vijon ta kritikojë si të tepruar reagimin e autoriteteve, duke lëshuar këtë javë edhe një dekret që i klasifikon palestrat dhe sallonet e bukurisë, shërbime thelbësorë për qytetarët.

Prej shfaqjes së pandemisë, kreu i shtetit këmbëngul se dëmi ekonomik që sjell mbyllja e bizneseve është më keq sesa vetë koronavirusi, që ai e quan një lloj i vogël gripi.

Situata me pandeminë nuk paraqitet mirë as për rajonet e tjera të kontinentit, me shtetet kryesisht të prekura si Peruja, Ekuadori, Kili dhe Kolumbia.

Ndërkaq më në veri, Meksika po ashtu raportoi të martën përkeqësim të gjendjes.

Me 353 viktima të reja brenda ditës, vendi shënoi bilancin më të rëndë ditor, duke arritur afro 4 mijë jetë të humbura, ndërsa rreth 40 mijë persona janë diagnostikuar me infeksionin vdekjeprurës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 200 EURO TENXHERE/ Moderatorja shqiptare tregon sa ka harxhuar gjatë karantinës (FOTO+VIDEO)
Previous article RILINDJA URBANE/ Rama "sfidon" qytetarin: Më thuaj një qytet me emër që paska mbetur pa... (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi Botë

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë Botë

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT